Pandispanja (baza per torten)
5 veze,
150g sheqer,
150g miell,
1 pako vanilje,
Per kremin:
5 te verdha veze,
150g sheqer,
125g gjalp,
500ml qumesh,
70g miell dhe lekuren dhe lengun e 2 limonave,
PANDISPANJA:
Ndizni furren 180° pastaj merni nje tas hidhni 5 vezet dhe sheqerin trazojini mire dhe punojini me mikser per 15min ne pas shtoni miellin dhe trazojeni ngadal qe te mos ulet, mbasi ta keni trazuar mire hidheni ne nje tave te jyer me vaj dhe futeni te piqet po ne tem 180° per 40min, pasi te piqet lereni te ftohet dhe prejeni ne dy shtresa qe ne mes te hidhni kremin,
KREMI:
Ne nje ene hidhni te verdhat e vezeve, sheqerin, gjalpin, miellin, lengun dhe lekuren e limonit dhe perzjejini mire te gjitha, hidhni qumshin ne nje tenxhere dhe vereni te vaket me pas shtoni perbesit qe trazuan me pare dhe vereni te zjeje ne flake mesatare duke e trazuar vazhdimisht me tel kuzhine e te zjeje per 5min, pastaj hiqeni dhe lereni te ftohet po te mbuluar me plasmas kuzhine qe mos te zeri cipe, mbasi te jete ftohur merni nje shtrese te pandispanjes dhe vendoseni ne nje pjatance hidhni kremin dhe hapeni ne te gjithe siperfaqen e pandistanjes, pastaj vendosni shtresen tjeter te pandispanjes,
COKOLLATA:
300g cokollate fondente, 100ml pana, 50g gjalp dhe 60g sheqer, shkrini gjalpin dhe cokollaten ne nje tenxhere me flake shume te ulet, perzjeni panen me sheqerin dhe shtojeni tek cokollata mbasi te jete ftohur, perzjejini mire te gjitha dhe hidheni siper tortes duke mbuluar te gjithe siperfaqen edhe anesh, mund ta dekoroni si tju pelqeje ose si ne foto, me forma te ndryshme me cokollate te bardhe.
No comments:
Post a Comment