Friday, January 3, 2014

Byrek me spinaq (Receta e derguar nga Sajmira)


Perbersit. 1 kl spinaq. 1 qepe. 4 qepe te fresketa. 2 luge me koper te grire holle. 300 gr djathe te bardhe. 3-4 veze gjysem gote uji vaj. 1 filxhan kafeje qumesht. susam per te sperkatur siper. Pete 1 pako te blera ose 12 te pergatitura vete.
Pergatitja. Vendosim spinaqin ne uje te vale sa te zbutet e kullojme dhe e leme menjane . Ne tenxhere shtojme qepet me vaj i skuqim sa te zbuten shtojme koper shtojme dhe spinaqin, kripe pak piper . E zbresim nga zjarri dhe e leme te ftohet. shtojme djathin e thermuar , dhe tre vezet e rahura me piru, trazojme mire. Lyejme tepsine me vaj ,shtrojme 6 pete poshte nje nga nje duke i lyer me vaj ,shtojme mbushjen ,dhe petet e petet te lyera me vaj nje nga nje .Hedhim vaj siper dhe susamin. Leme 10 minuta byrekun te forcohet qe ta presim me lehte ,e presim ne menyren qe duam dhe pjekim ne 180 gr c per 30 minuta.

No comments:

Post a Comment