Qepë,
speca,
spinaq,
sallam,
salçiçe,
parmixhano ose guda,
5-6 vezë,
djath të bardhë
Omëleta me perime është një ndër të preferuarat e mia. Më ka rezultuar si e vetmja mënyrë që fëmijët e mi të mos më refuzojnë konsumimin e perimeve. E thjeshtë, e shijshme dhe shumë e shëndetshme. Përdorimi i perimeve mbetet në dorën tuaj, mund të përdorni gjithçka keni në frigorifer.
Presim qepët në rrathë të mëdhenj, specat në fije, perimet e tjera nëse dëshironi dhe I kaurdisim lehtë në tigan me pak vaj ulliri sa të zbuten, bashkë me sallamin, salçiçe apo proshutë. Shtojmë djath të bardhë,pak kripë e piper. Rrahim vezët mënjanë. Para se të hedhim vezët shtojmë spinaqin, e kaurdisim jo më shumë se 2 min. Hedhim vezët dhe me kujdes nxjerrim lart mbushjen në mënyrë që vezët të mos mbeten në sipërfaqe. Hedhim pak kripë, piper, curry (I jep nje ngjyrë të verdhë të bukur) dhe djathin kaçkavall. Lemë në zjarr për dy deri tre min, më pas tiganin ku kemi omëletën e futim në furrën e parangrohur në 200 gradë për të marrë faqe.
Pasi e shohim që është mpiksur mirë e nxjerrim, e godasim pak tiganin sa të shkëputet omëleta dhe e përmbysim në një pjatë. Përmbysim sërish në një tjetër dhe e presim në feta.
Ju bëftë mirë!
Ps.
Duket më e komplikuar nga sa është në të vërtetë.
No comments:
Post a Comment