500 gr mjell. 2 kokra veze. 1 e 1/2 gote kos 2 luge te vogla me sode buke . Vaj per skuqjen.
Sitim mjellin dhe soden ne nje ene qe do pergatitim brrumin. Hapim hapsiren ne mes shtojme vezet kosin , e punojme mire e mire dhe e leme per 30 minuta ne vend te ngrohte te fryhet pak brrumi .
Marim brrumin e ndajme ne dy pjese te barrabarta , cdo pjese e hapim pete jo me shume se 1 cm . I presim me forma ose me thike ne katrrore ose trekendore .
Shtojme ne tigan vaj ,tigan te felle ' 500 ml vaj e leme te nxehet dhe skuqim petullat . I kethejme nga te dyja anet sa te marin nghyren e skuqjes . Ato gjate skuqjes do fryhen . I vendosim ne nje pjatele me leter kuzhine .mbas ftohjes me majen e thikes i hapim ne mes , mesi do jete bosh ndaj i emertojme genjeshtare sepse duken aq te fryra dhe brenda jane bosh . Ne mes te petullave mund te vendosni djathe , recel, marmallate ose thjesjt siper mjalte.
No comments:
Post a Comment