Përbërësit:
300 g makarona tubo,
3 patëllxhane,
400 g salcë domate,
1 qepë,
1 thelb hudhër,
50 gr parmixhan,
150 gr djath i bardhë i njomë,
1 tufë borzilok,
3 lugë vaj ulliri,kripë, piper.
Pergatitja:
Presim patëllxhanet në feta të holla sipas gjatësisë, I vendosim për 30 min në një enë më kripë të trashë, shpëlajmë, thajmë dhe skuqim; thithim yndyrën e tepërt me letër kuzhine.
Një enë në formë kupole e veshim me fetat e skuqura të patëllxhaneve. Mbajmë mënjanë 5-6 feta që do t’I përdorim më vonë për sipërfaqen.
Hudhrën e plote, qepë e grirë I vendosim në tigan me vaj ulliri. Shtojmë purenë e domates dhe gatuajmë për 20 min, shtojmë kripë e piper. Largojmë hudhrën, shtojmë patëllxhane të grira në kubikë të vegjël, borzilok të copëtuar dhe përziejmë.
Ziejmë aldente makaronat tubo në ujë të bollshëm me kripë. I përziejmë me salcën e përgatitur, shtojmë djath kaçkavall të grirë dhe disa gjethe borzilok. Shtojmë djath të bardhë të njomë. (unë e përdor pak me tepri djathin kaçkavall)
Mbushjen e hedhim në enën e mbuluar me patëllxhanë. Mbulojmë me patëllxhanet e hequra mënjanë. Pjekim në furrë të ngrohur më parë në 200 gradë për rreth 35 min. E lëmë të kullojë dhe të ftohet pak, përmbysim formën mbi një pjatë dhe zbukurojmë me gjethe borziloku. Gati për t’u servirur. Shoqërohet me verë të kuqe.
Ju bëftë mirë!.
No comments:
Post a Comment