Perberesit:
5 kokrra veze ,
200 gr gjalpe,
200 gr miell,
100 gr niseshte,
250 gr sheqer,
1 pako pluhur fryres, (baking powder, peciv, levito)
1 pako vanilje ,
lekure portokalli,
Pergatitja:
Ndajme te bardhat nga te verdhat, i rrahim me mikser, me pas hedhim sheqerin, ne nje ene tjeter rrahim te verdhat me gjalpin i shtojm te te bardhat e vezes i perziejme, me pas i shtojm pak nga pak miellin te perziher me niseshtene, vaniljen, pluhrin fryres, i perziejme ngadale mos te bie volumi, me pas grijme lekure portokalli, e hedhim masen ne tepsi te shtruar me leter kuzhine dhe e pjekim ,ne 180° per 45 minuta. E leme te ftohet e ndajme ne mes dhe i veme krem pasticerie (Receten e gjeni ketu ), i veme pjesen tjeter siper dhe e zbukurojm sipas deshires Ju befte mire :)
No comments:
Post a Comment