Friday, February 21, 2014

Kek me karrota,arra dhe rrush te thate (Receta nga Ervina Saliu)


Perberesit: 
2-filxh caj miell,
2-filxhana sheqer,
2-luge te vogla pluhur pjekes,
1-luge sode,
4-veze,
3-filxh karrota,
1-filxh arra,
1-filxh rrush,
lekuren e 2 portokallave,
gjysme filxh vaj ulliri.

Pergatitja:
Grijme karrotat ne rense,ne nje tas sesim miellin,shtojme soden,pluhurin pjekes dhe sheqerin dhe i perziejme.Ne nje tas tjeter rrahim vezet me tel kuzhine me pas shtojme vajin,lekurat e portokallit,rrushin,arrat dhe karrotat i perziejme mire e me pas shtojme miellin pak nga pak,nese masa behet shum e trashe i shtojme pak qumesht sa te behet mase mesatare as e holle dhe as e trashe,e hedhim ne forme te lyer me yndyre dhe te sperkatur me miell.E pjekim ne 170 gr per 30 -35 min.Nga lart i hedhim sheqer pluhur sipas deshires .Ju befte mire

No comments:

Post a Comment