Monday, February 17, 2014

Kek me portokalle (Receta e dërguar nga Brikena Metaj)



(Një ëmbëlsirë ndryshe nga të tjerat) Përbërësit: • 40 gr portokalle me cipë të hollë • 200 gr bajame të grira • 150 gr sheqer • 40 gr miell • 6 vezë • 2 lugë maja ëmbëlsirash • Vanilje Mbulesa: • 20 gr gjalpë • 120 gr kuverturë • 1 lugë pana
Përgatitja: Lajmë portokallet dhe i vendosim në një tenxhere. Mbulojmë me ujë të ftohtë të mjaftueshëm dhe ziejmë në zjarr mesatar për rreth 2 orë, deri sa të zbuten. Pasi ftohen në ujin e zierjes, kullojmë dhe presim në copa duke hequr farat. Grijmë portokallet në mixer dhe në purenë e krijuar shtojmë vezët dhe sheqerin. Më pas edhe bajamet, miell, maja duke përzier me kujdes sa të bëhet një masë homogjene. Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe hedhim përzierjen. Pjekim 60 min në furrë të parangrohur në 180 gradë. Më pas e heqim nga forma dhe e lëmë të ftohet. Mbulesa: Shkrijmë në banjëmari çokollatën kuverturë të copëzuar, shtojmë gjalpë dhe pana. E shtrojmë mbi kek ende të ngrohtë dhe pasi ngrin zbukurojmë me feta portokalli dhe bajame të grira. Ju bëftë mirë!

No comments:

Post a Comment