Sunday, February 16, 2014

Pulë me bajame (Receta e derguar nga Brikena Metaj)



Një pjatë me shije të forta për të kujtuar ose për të ëndërruar.

1 pulë
Lëngu I një limoni
1 qepë
8 thelpinj hudhër
50 gr bajame
Erëza të ndryshme (karafil, kanellë, piper I zi, curry)
5 lugë kos
1 spec djegës
Vaj ulliri,
majdanoz ose kopër
kripë

Përgatitim pulën:
Lajmë pulën e prerë,e thajmë, largojmë lëkurën dhe dhjamin dhe e vendosim në një enë. Përziejmë lëngun e limonit me pak kripë. E hedhim mbi pulë dhe e përziejmë. Mbulojmë me një pecetë kuzhine dhe e lemë të pushojë për të paktën një orë në frigorifer.

Përgatitim marinimin:
Shtypim thelpinjtë e hudhrës dhe i grijmë. Grijmë qepën dhe i kaurdisim bashkë në një tigan me 2 lugë vaj ulliri; më pas të gjitha I hedhim në një enë tjetër. Skuqim për disa minuta në një tigan që nuk ngjit edhe bajamet, I shtojmë në enën ku kemi qepët bashkë me kosin, specin djegës, pak kripë dhe erëzat. Përziejmë mirë marinadën. Me një thikë të mprehtë në mënyrë që të depërtojë mirë marinimi bëjmë në copat e pulës ca prerje të lehta. Hedhim përzierjen mbi pulën, mbulojmë dhe lëmë të pushojë në frigorifer për 12 orë.

Piq dhe shërbe: Pastrojmë pulën nga marinimi, e vendosim mbi grilën e sobës duke ruajtur marinimin e përgatitur. Vendosim nje tepsi me pak ujë poshtë grilës në mënyrë që të grumbullohet yndyra që do të lëshojë pula gjatë pjekjes. Duke e spërkatur herë pas here me marinadën e përgatitur pjekim për të paktën 45 min në temperaturë mesatare. Në gjysmën e pjekjes kthejmë nga ana tjetër. Në përfundim vendosim pulën në një pjatë, zbutim me ndonjë lugë marinadë, spërkatim me majdanoz të grirë dhe servirim. 
Ju bëftë mirë!

No comments:

Post a Comment