Perbersit
Mish sa te keni deshire
6 salcice vici
300gr makarona te vogla
1 e 1/2 qepe
1 spec i kuq
4 kokra domate te kuq
1/2 luge salce
Pak renje selino
1 karrote
Pak vaj ulliri
Krip piper
Pak borzilok te thate
Pergatitja;
Mishin e presim ne copa te vogla dhe e vendosim per te zijer i hedhim kripe, piper, karroten te prere ne copa te vogla, pak rrenje selino dhe gjysem qepe jo te grire. I hedhim 1 liter uje.
Nderkohe qepen e grire holle e skuqim me pak vaj ulliri sa fillon te zverdhet hedhim salcicet te prera ne mes dhe specin ne copa te vogla me pas salcen hedhim domatet te grira shum holle, i hedhim nje gote me uje dhe e leme ne zjarr te ulet gjersa masa te mbetet ne yndyre. Pasi ka mbaruar i hedhim erzat.
Makaronat i hedhim ne tave mbi to hedhim salcen hedhim mishin dhe lengun e mbetur nga mishi (qepen e heqim nga lengu) e i hedhim edhe 1 gote uje dhe e vendosim ne 200C reth 20 minuta .Gjella duhet te mbetet me pak leng dhe nese duhet uje perseri mund ti hidhni te ngrohte.
Ju befte mire
No comments:
Post a Comment