Monday, February 3, 2014

TASQEBAP (Receta nga Leonora Pane)


Perberesit per 4 - 5 persona: 
500g mish vici i madh, 
4 qepe, 
2 domate dhe 2 luge gjelle me salce, 
4 luge gjelle me vaj ulliri, 
nje luge miell, 
gjysem gote vere te bardhe, 
2 thelbinj hurdher, 
2-3 gjethe dafine dhe kripe, 

Pergatitja:
Pasi ta keni prere ne copa mishin hidheni ne nje tenxhere me vajin dhe shtoni qepen e grire imet, vereni ne zjerre mesatar te skuqen deri sa te shterojne ujin qe leshojne, me pas hidhni miellin dhe trazojeni 2 - 3 here pastaj shtoni veren dhe lereni deri sa te avulloi, pastaj shtoni domatet te grira, salcen, hurdhat te grira ose te ndara ne gjysem, gjthet e dafines, kripe dhe 4 gota uje dhe lereni te zjeje per 45min. 

No comments:

Post a Comment