Friday, February 14, 2014

TORTA e 14 shkurtit (Receta nga Leonora Pane):


Perberesit:
2 shtresa pandispanje (baza per torten) 
kreme pasticerie, 
arra,
pije per embelsira dhe brum sheqeri per dekorimin e tortes,

Pergatitja:
Ne nje pjate vendosni nje shtrese te pandispanjes dhe lageni pak me pijen qe te zbutet, me pas veni nje shtrese me krem dhe hidhini arrat mbasi ti keni bere copa te vogla, vendosni shtresen tjeter te pandispanjes dhe hidhni pjesen tjeter te kremit pastaj hapni brumin e sheqerit dhe mbuloni te gjithe torten duke i dhene formen e saj dhe me majen e nje thike prejeni tepricen e brumit te sheqerit qe del anesh tortes, merni pjesen e brumit punojeni pak dhe hapeni prap qe te beni lulet dhe zemrat per dekorim, me nje gote te vogel (gote rakie) prejeni ne rrumbullake dhe me pas formoni lulet si ne foto, dhe me dy forma biskotash ne forme zemre nje me te madhe dhe nje me te vogel preni brumin dhe vendosni zemrat si ne foto.
Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment