Sunday, March 30, 2014

BISKOTA ME GJALP (Receta e derguar nga Leonora Pane)


500g miell, 
150g sheqer pluhur, 
300g gjalpe, 
3 veze, 
1 pako vanilje, 
gjysem pako maja per embelsira dhe pak kripe, 

Ne nje tas hidhni gjalpin (te shkrire) dhe sheqerin dhe me nje tel guzhine perzjejeni mire per disa min, pastaj shtoni vezet dhe punojeni prap, hidhni miellin, vaniljen, majan dhe kripen dhe punojini mire te gjitha per 5min, pastaj merni nje qese pasticerie me formen yll mesatare, mbusheni me brumin e pergatitur dhe dhe vendoseni ne forme rrethi si ne foto ne nje tepsi me leter furre, siper cdo biskote vendosni nga nje qershi dhe futini te piqen ne furre te nxehu ne 180° per 15 min. Ju befshin mire.

No comments:

Post a Comment