Sunday, March 30, 2014

Biskota me susam (Receta nga Brikena Metaj)



Përbërësit: 500 gr miell 00 165 gr gjalpë 165 gr sheqer Gjysmë luge marmalatë(unë përdora manderinë) Gjysmë vezë (rrahim një vezë dhe e ndajmë) 80 ml ujë 1 bustinë vanilje 1 lugë kafe sodë 2,5 gr kripë 200 gr fara susami
Përziejmë mirë miellin më gjalpin, shtojmë sheqerin, vanilje, kripë, vezë, marmalatën dhe ujin ku kemi tretur sodën. Përziejmë mirë dhe brumin e përftuar e vëmë në frigorifer për një orë në një enë të mbyllur. Presim brumin në fije me madhësinë e gishtit të vogël, pasi në furrë dyfishohet vëllimi. Në një enë hedhim farat e susamit, e lagim me dy – tre lugë ujë. Rrotullojmë në susam biskotat dhe I vendosim në tepsi larg njëra – tjetrës. Pjekim në 180 gradë për 20 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë. Pasi ftohen mund të shijohen në çdo moment të ditës.

No comments:

Post a Comment