Tuesday, March 11, 2014

Pulë me portokall (Receta nga Brikena Metaj)


4 kofsha 2 thelpinj hudhra Rozmarinë Sherebelë 2 portokalle, lëngu e lëkura Kripë, piper, vaj ulliri
Pasi i kriposim dhe piperosim, kofshat i skuqim nga të dyja anët në tigan me vaj ulliri së bashku me hudhrat, erëzat e grira dhe lëkurën e portokalleve. Shuajmë me lëng portokalli dhe kthejmë në tavë balte. Mbulojmë tavën me letër alumini, pjekim 40 minuta deri sa të zbuten në temperaturë 200 gradë. Serviren mbi feta portokalli, ndërsa me lëngun e përftuar gjatë gatimit, mund të përgatisni pilaf me një aromë të mrekullueshme agrumesh. Ju bëftë mirë!

No comments:

Post a Comment