Për 4 gota qumësht:
Miell 2 lugë gjelle
Sheqer 4 lugë gjelle
Vezë 2 kokërr
Ziejmë qumështin pasi kemi hequr menjanë një gotë. Ndërkohë rrahim vezët me sheqer, shtojmë miellin, pak qumësht dhe përziejmë. E shtojmë përzierjen në qumështin në zjarr. Trazojmë sa të marrë valë dhe të mpikset.
E heqim nga zjarri dhe hedhim në të vanilje ose aroma të tjera si lëkurë portokalli, limoni etj.
Përgatitim karamelin: Shkrijmë pak sheqer pa e lënë të nxehet shumë dhe e hedhim në fundin e formave. Mbi të shtojmë kremin e përgatitur.
Pasi ftohen mirë përmbysen dhe janë gati për t’u servirur.
Ju bëftë mire!
No comments:
Post a Comment