Friday, March 28, 2014

Torta Trendafil ,me recel fiku (Receta nga Silvana Belishaku)


Perberesit:
500 gr miell ,
200 ml qumesht te vaket ,
150 gr sheqer ,
1 luge gjelle mjalte ,
25 gr maja buke,
2 veze ,
80 gr gjalp ,
1 pako vanilje ,
lekuren e grire te nje limoni ,

Per mbushjen duhet:
400 gr recel fiku ,ose sipes deshires .

Pergatitja:
Tresim majane me qumeshtin, miellin e hedhim ne nje ene te madhe, hedhim te gjithe perberesit e tjere, formojme brumin pothuajse si brum i byrekut, nuk duhet te ngjisi ne duar, e leme ne ambjent te ngrohte sa te dyfishohet, me pas e marim brumin, hedhim ne tavolin pak miell, e hapim brumin ne nje pete te madhe jo shum te holle, me pas hedhim recelin siper petes, e mbledhim ne forem roleje, e presim ne feta jo shum te holla, e rendisim ne tepsi te shtruar me leter, e leme te dyfishohet, me pas e pjekim ne 180° per 30 mint, e leme te ftohet, e sperkasim me sheqer pluhur dhe eshte gati per servirje. Ju befte mire 

E falenderoj Silvanen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment