Monday, March 10, 2014

Mëlçi jahni (Receta nga Brikena Metaj)

Përbërësit: 500 gr mëlçi pule 4-5 kokrra qepë 1 spec të kuq 1 spec jeshil
1 domate Verë e bardhë Hudhra Qiqra Kripë, piper, kanellë Dafinë, majdanoz,
Grijmë hollë qepët (sasia sipas dëshirës). Skuqim lehtë në tigan me pak vaj ulliri. Shtojmë mëlçitë e prera në copa, specat, erëzat (kripë, piper, pak kanellë, dafinë). Kaurdisim lehtë në zjarr mesatar për disa minuta. Pasi kanë pirë lëngun e vet shuajmë më verë të bardhë ose me uthull. Afër fundit shtojmë hudhrat, kaurdisim edhe pak, shtojmë qiqrat dhe në fund majdanozin. Një darkë e shkëlqyer, por mund ta përdorni në çdo rast sipas dëhsirës. Mund të shtoni edhe limon sipas dëshirës. E shkëlqyer për meze me raki. Ju bëftë mirë!

No comments:

Post a Comment