Sunday, March 2, 2014

QOFTE ME PATLLIXHANE DHE PATATE: (Receta nga Leonora Pane)


Perberesit:
2 patate, 
nje patllixhane e madhe ose 2 te vogla, 
nje thelpe hurdher, 
3 luge vaj ulliri, 
piper te zi, 
nangjazem (nenexhik ose menta) 
kripe, 
2 feta buke dhe pak buke te grire, 

Pergatitja:
Merni patllixhanen qerojeni dhe prejeni ne katrore te vogla, hidhni vajin ne nje tigan dhe hidhni dhe patllixhanet e vereni ne flake te larte te skuqen duke i trazuar vazhdimishte, pasi te skuqen hiqini dhe hudhini ne nje tas, pastaj qeroni patatet dhe prejini edhe ato ne katrore te vogla dhe hidhini po ne te njejtin tigan ku me pare skuqet patllixhanet, dhe trazojini vazhdimisht deri sa te skuqen, pasi te jene skuqur hidhini tek tasi ku me pare hodhet patllixhanet, shtoni hurdhen e grire imet ose te shtypur, kripen, piperin, nangjazmen, 2 fetat e bukes te lagur me uje pastaj shtrydhura dhe buke te grire perzjeini mire te gjitha dhe nese eshte e bute shtoni buke te grire deri sa te mos ngjitet neper duar, me pas jepini forme te rrumbullaket si ne foto dhe skuqini ne tigan me vaj si qoftet e zakonshme.

No comments:

Post a Comment