Friday, April 11, 2014

Dredhanik me spinaq dhe djathe (Receta nga Engjellushe Tusha)

Perbersit:
Per brumin,
miell dhe gjysem luge kafeje me sode.
200 gr gjalp dhe vaj.
spinaq dhe djath. (masat sipas deshires)


Pergatitja.
Marim miellin une kam mare 500 gr miell per kete mase) i hedhim nje gjysem luge kafeje me sode dhe pak kripe dhe e zeme me uje te vaket deri sa te zbukurohet brumi, e lyejme brumin me pak vaj e fusim ne nje qese dhe e leme ne nje ambjent te ngrohte per 30 minuta ose pak me shume, ne menyre qe petet te hapen sa me mire.

Pergatisim spinaqin:
E grijme spinaqin e hedhim ne nje ene dhe e shtypim me pak vaj dhe krip sa te regjet pak, i hedhim edhe djathin (qe ne fillim e therrmojm) dhe i perzjeme.


Shkrijme gjalpin sa te skuqet dhe e leme te ftohet pak dhe i hedhim dhe vaj.


Marim brumin dhe fillojme e hapim petet nga dy e nga dy, (sa me shume ti hapim petet aq me mire), hapim peten e pare dhe e piklojme me gjalpin e shkrire, veme peten tjeter mbi të dhe po ashtu i hedhim gjalpin, i perthyejme pak petet ne menyre qe te behet pak trashesia qe te veme spinaqin, veme spinaqin (e shohim me sy se sa duhet) te pjesa e perthyer dhe e mbledhim bashke me petet ne forme roleje, e veme ne tepsi, duke e mbledhur (duke e terhequr nga pak), ne formen e tepsise, pasi e kemi mbaruar e fusim ne furre dhe e pjekim me 200 grade deri sa te piqet. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment