Monday, April 14, 2014

Tave me patate, speca dhe mish qengji (Receta nga Silvana Belishaku)


Perberesit:
1 kg patate ,
1 kg mish qengji ,
1 spec i kuq ,
1 spec i verdhe ,
2 domate te kuqe ,
2 thelpi hudhra ,
10 kokra ullinj te zi ,
piper ,rigon ,rozmarine ,
1 filxhan kafeje me vaj ulliri ,
kripe ,

Pergatitja:
Qerojme patatet dhe i grijme ne nje ene te madhe, me pas grijme specat, domateve i heqim lekuren dhe i grijme ne rathe, i perziejme te gjitha bashke, hedhim erezat, kripen, vajin, me pare ne tepsi shtrojme leter kuzhine, i hedhim te gjithe perberesit ne tepsi, marim mishin, i hedhim pak kripe dhe piper dhe i vendosim siper patateve, i mbulojme me leter alumini dhe i fusim ne furre, pas 30 mint heqim letren alumin, i leme deri sa te piqen mire. 
Ju befte mire

No comments:

Post a Comment