Sunday, April 6, 2014

TAVE ME PATLLIXHANE: (Receta nga Leonora Pane)


6 patllixhane, 
400g mish i grire, 
5 qepe, 
6 domate, 
rigon,
3 thelpinj hurdhera,
kripe dhe piper i zi,

Pasi ti keni lare patllixhanet prejini bishtin dhe pak te maja, pastaj prejini ne mes per se gjati pa i ndare ne dy pjese, me pas hiqini edhe nga nje rrip lekure nga te dyja anet si ne foto dhe verini te skuqen pak me vaj nga te dyja anet pastaj verini ne tepsi, po ne te njejtin tigan shtoni edhe pak vaj dhe hidhni qepen te skuqet, kur qepa te jete skuqur mire shtoni mishin e grire dhe trazojini deri sa te skuqet edhe mishi me pas hidhni domatet pasi ti keni qeruar lekuren dhe grire ne rende ose ne copa te vogla, hidhni kripen dhe rigonin, pasi te zjeje pak domatja me qepen dhe mishin hiqeni nga zjarri dhe mbushini patllixhanet te gjitha ne mes ku i prete me pare dhe pjesen tjeter te gjelles qe ngelet hidheni rretheqark patllixhaneve, shtoni 2 gota uje dhe hurdhat e prera ne mes duke i shperndare ne gjellen rretheqark patllixhaneve, hidhini piperine zi dhe futini ne furre ne 220° per 20 - 25 min.

E falenderoj Leonorën. Kushdo që ka dëshirë të publikojë recetat e tij/saj në këtë faqe është i/e mirëpritur 

No comments:

Post a Comment