Saturday, April 26, 2014

"Vesharapi " Receta per embelsire te shpejte dhe të shijshme (Derguar nga Engjellushe Tusha)




Ne e quajm vesharapi ,ndoshta ju e dini me emer tjeter .
Perbersit :
3 filxhan kafeje mjell.
3 filxhan kafeje qumesht pluhr.
3 kokrra vez.
Nje lulg te vogel kafeje me sod.

Per sherbetin,
1 kg sheqer dy uj,e vem te zjej para se te zem brumin.

Marim nje tas qelqi hedhim bashk mjellin ,qumesh pluhur, soden dhe vezet, i perzjejme deri sa te behet brumi, lyejm duart me vaj se brumi eshte shume ngjites, marim nga pak brum (masa pak me shume se nje tap bidoni) e rrumbullakosim pak dhe e vendosim ne tepsi me radhe duke lene hapesire nga njera tjetra. Pasi e mbarojme brumin i fusim ne furre me temperature 150 grad, i leme deri sa te piqen, te marin ngjyre kafe te pjekur. Nderkohe sherbeti eshte duke ziere, i nxjerrim vesharapet ( disa i thon dhe pufka) nga furra dhe i hedhim direk ne sherbetin qe vazhdon te zjej, i zjeme per 5 min pastaj fikim soben, u veme nje pjate mbi të ne menyre qe të rrine te gjitha ne sherbet, para se ti hame i vendosim ne frigorifer pasi te ftohta jane me te shijshme. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment