Thursday, May 1, 2014

Kek me portokall, miell kokosi dhe lajthi (Receta nga Silvana Belishaku)


Perberesit:
4 veze ,
350 gr miell + 100 gr miell kokosi ,
200 gr sheqer ,
1 gote vaj ulliri ,
1 gote leng portokalli te fresket ,
lekuren e 1 portokalli ,
100 gr lajthi ,
1 pako pluhur per embelsira ,
pak kripe .

Pergatitja:
Rrahim me mixer vezet me sheqerin per 5 mint me pas hedhim te gjith perberesit e tjere, pervec lajthive, i perziejme mire me mixer, me pas hedhim masen ne tepsi te shtruar leter kuzhine, me pas siper hedhim lajthite e grira dhe e fusim te piqet ne tempert 180 ° per 40 mint, pasi eshte pjekur e leme te ftohet e veme ne tepsi dhe e sperkasim me sheqer pluhur. Ju befte mire

No comments:

Post a Comment