Saturday, August 17, 2013

Domate te mbushura me oriz Receta nga KING HOUSE TAVERNA



Perberesit per 4 persona:
4 Domate te rrumbullaketa
100 gr Oriz
150 gr Provola ( Djathe lope )
2 luge Parmigiano
2 luge vaj ulliri
Borzilok, Kripe, Piper.
Ne fillim marrim domatet dhe i presim pjesen e siperme dhe e leme menjane .Me ndihmen e nje thike heqim te brendeshmen e domateve dhe i vendosim ne nje pjate.Domateve i hedhim pak kripe dhe i vendosim ne nje pjate tjeter.Ziejme orizin dhe pasi orizi te jete zier e vendosim me te brendeshmet e domateve qe hoqem pak me pare duke i shtuar djathin Provola te prere ne forma kubike,Parmigianon 2 luge vaj ulliri, kripen, borzilokun, piperin dhe i perziejme te gjitha bashke.Me ndihmen e nje luge mbushim domatet me perzierjen e sapo bere dhe me pas i mbulojme domatet me pjesen e siperme te domateve qe hoqem ne fillim dhe e lame menjane.I vendosim domatete e mbushura ne nje tave pjekjeje duke i sperkatur me pak vaj ulliri dhe rigon.Me pas e fusim taven me domate ne furre per tu pjekur ne temperaturen 180 °C per 30 minuta.Pasi tava me domate te jete pjekur e nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet.Tashme çdo gje eshte gati per tu sherbyer.Ju befte mire 


Facebook: King House Taverna

No comments:

Post a Comment