Marrim 8 copa mish qengji i marinojme me kripe, piper e vaj ulliri dhe i fusim ne frigoriger per 2 ore! Pastaj i nxjerrim i lyejme ne miell, i skuqim per 2 min secilen berxolle ne nje tigan me vaj ulliri ku kemi hedhur nje thalb huder dhe i rendisim ne nje tave!
Ne tiganin qe skuqem mishin shtojme 1 thalb huder,500 gr kerpudha te grira dhe i skuqim lehte! I rregullojme me kripe dhe piper, shtojme 1 luge miell e skuqim per 2 min, pastaj i shtojme salce domatesh 100 gr, gjysem gote vere, pak konjak dhe 1 gote uje.
I shtojme edhe disa stika pishe dhe 1 gjethe dafine.
Pasi te jene zier per 5 min ia shtojme copave te mishit ne tave salcen qe pergatitem dhe e pjekim ne furre per 45 min! Ne vend te mishit te qengjit , mund ta bejme dhe me mish viçi!
Ju befte mire!
E falenderoj Greten! Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe, eshte i/e mirepritur!
No comments:
Post a Comment