Thursday, August 29, 2013

Sufle me kungulleshka (Receta e derguar nga Sajmira)


Perbersit :
1 kg kungulleshka 
2 patate te medha
6 qepe te fresketa
1/2 filxhan caji me vaj
Majdanos, koper, nenzhik
Kripe, piper te zi
150 gr kackavall
150 gr djathe te bardhe
3 veze , 3 luge miell

Pergatitja:
Fillimisht grijme kungulleshat me rende, i lyejme me kripe dhe i leme te kullojne lengun ne nje kullorse reth 2 ore.

Kur te kalojne dy ore grijme patatet me rende , dhe i perzjejme me kungullin e kulluar.

Skuqim qepet e fresketa me vajin e shenuar me lart, sapo te te skuqen shtojme dhe kungulleshat e grire me patatet, koperin, majdanosin , nenxhikun, kripen ,piperin e zi , i leme te zkuqen reth 6-8 minuta.

E heqim tenxheren nga zjari, masen e hedhim ne nje tepsi te lyer me vaj .Nga siper hedhim djathrat e grira.

Ne nje ene kuzhine rahim vezet me miellin e hedhim siper.

Pjekja ne 180 gr C per 20-25 minuta, deri sa te mare gjyre te verdhe nga siper.

Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

No comments:

Post a Comment