Wednesday, September 11, 2013

Lazanje me arra (Receta nga King House Taverna)



Perberesit per 6 persona :
300 gr Lazanje
200 gr Mozarella
250 gr Asiago ( djathe i bute )
500 ml Beshamel
50 gr Parmigiano
Vaj, Kripe
Perberesit per salcen e arres:
30 gr Gjalp
50 gr Parmigiano
100 gr Arra
1 luge gjelle Arra Pishe
2 luge gjelle Vaj Ulliri
Hudhera,Kripe, Piper, Uje mineral.


Pergatitja:
Fillimisht vendosim arrat dhe arrat e pishes ne uje te valuar per 2-3 minuta. Me pas vendosim ne nje ene arrat dhe arrat e pishes dhe i copetojme ato sebashku.Ne nje tigan me gjalp vendosim hudher dhe hedhim arrat dhe arrat e pishes se therrmuara.Shtojme ne tigan djathin parmigiano, kripe dhe piper 2 luge vaj ulliri dhe 2 lug uje dhe i trazojme te gjitha bashke per 3 – 4 minuta.Pastaj e largojme tiganin me perzierjen e arrave me djathe dhe e leme menjane.Nderkohe pregatisim beshamelin.Ne nje tas vendosim djatherat qe kemi te prera ne forme kubike.Ne nje ene me uje te kripur te valuar me nje luge gjelle vaj fusim fletet e lazanjes dhe i lagim.Pastaj i nxjerrim fletet e lazanjes nga uji dhe me ndihmen e nje karpecete i thajme ato.Tani ne nje ene pjekje vendosim nje shtrese te holle beshameli dhe mbi te vendosim nje shtrese lazanje.Perhapim perseri nje shtrese beshamel dhe hedhim nje shtrese me salcen e arrave qe pregatitem pak me pare ne tigan.Mbi salcen e arrave vendosim nje shtrese me djatherat e prere ne forme kubike dhe e mbulojme me nje shtrese lazanje.E vazhdojme procedure si me siper deri sa te na mbarohen perberesit ( Lazanje,beshamel, salca e arrave, djatherat e copetuara )Dhe se fundmi ne shtresen e fundit te lazanjen vendosim nje shtrese te holle me beshamel ,salcen e arrave, dhe parmigiano.E vendosim taven me lazanje ne furre te piqet ne temperature 200 °C per 30 minuta.Pas 30 minutave nxjerrim lazanjen nga furra e ndajme neper pjata dhe e servirim ate.Lazanja eshte nje pjate qe serviret e ngrohte . Ju befte mire 

Facebook: King House Taverna

No comments:

Post a Comment