Thursday, October 3, 2013

Strudel me Perime dhe djath (Receta nga Briselda)


Perberesit:
1 presh
2-3 karrota
2 kungulleshka te medha
300 gr spinaq
krem djath 6 luge gjelle
djath parmigiano
majdanoz, kripe, piper, arre moskat

Pergatitja:
Presim perimet ne kubike dhe i karavdisim pak me vaj ulliri, i skuqim per nja 5 min.

Shtojme erezat pikante dhe e heqim nga varta duke pritur sa te ftohet paksa dhe shtojme krem djathin dhe parmigianon, majdanozin e grire imet.

Peten e sfogliates e hapim mbi leter furre, e sperkasim me qumesht (ose uje) dhe pastaj hedhim masen duke e shtruar mbi peten e sfogliates te fresket (ose te zbutur nga shkrija) dhe fillojme e mbledhim ne forme ruli (duke ngritur letren e furres duke rroturlluar strudelin derisa te behet rrul i trashe. Mbyllim cepat si letrat e karameleve, persiper e lyejme me veze.

E fusim ne furre ne 200 grade C per 20 min., pa e hequr nga letra e furres.

Pasi piqet e sperkasim me pak uje, persim sa te ftohet dhe e presim ne copa diagonale. Ju befte mire

E falenderoj Briselden Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

No comments:

Post a Comment