Karakteristike per kete loj gatimi jane patellxhan te bardhe por ne mungese mund te perdoret dhe patexhan i zi!
Nevoiten patellxhan te nje madhesie te madhe ose te gjere, dy kokra qepe gjysem kile mish te grire, majdanoz i fresket, dy thelpinj hudhera, salce domateje, kripe dhe piper i zi!
Fillojme pregatitjen:
Marim patellxhanet dhe i presim ne mes pasi i kemi prer te gjitha fillojm dhe i heqim zemren ose tulin e patellxhanit.
Vendosim tiganin me vaj dhe e leme te nxehehet mire!
Skuqim jo shume patellxhanet e posa pastruar marim nje pjatel dhe shtrojme leter kuzhine dhe pastaj vendosim patellxhanet e skuqur!
Marim qepet i presim te vogla dhe i hedhim ne tiganin me vaj qe pak me pare skuqem patellxhanet.
Pasi e kemi skuqur mire hedhim dhe pak nga zemrat e patellxhanit i skuqim dhe pak dhe i hedhim brenda hudheren mishin e grire dhe majdanozin.
Pasi i kemi skuqur te tera bashke dhe shikojme qe eshte gati hedhim salcen dhe pak uje dhe i leme te zjejne per pak minuta!
Pasi kan zjer i heqim nga soba dhe fillojm dhe mbushim patellxhanet e skuqur dhe i vendosim me radhe ne tepsi!
Pasi kemi mbaruar te pregatisim beshamelin per ti mbuluar ose sipas deshires mund ti mbulosh me djath te grire pasi kemi mbuluar i vendosim ne furr te piqen ne 200 grade deri sa besameli te mar ngjyren e kuqe
E falenderoj Etleven! Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!
Foto eshte marre nga Interneti sa per ilustrim! Faleminderit!
No comments:
Post a Comment