Showing posts with label Receta Vegjetariane. Show all posts
Showing posts with label Receta Vegjetariane. Show all posts

Friday, April 18, 2014

Tave perime (Receta e derguar nga Marina)



Per 4 vete
1 kg patate
2 kokrra qepe
5 karrota
1/4 e kokelakres
1 kokerr limon
3 speca 
Dafine,majdanoz,ereza.

I grijme te gjithe perberesit ne tave ne menyre te cregullt dhe te trashe,shtojme erezat dafinen,dhe majdanozin e pagrire. Grijme gjysmen e nje limoni se bashku me lekuren, shtojme kripen,vaj ulliri dhe I vendosim ne nje tave me kapak ne furre per 25 minuta.

Friday, November 1, 2013

Tave me lulelaker: (Receta nga: Adelina Pecini Senko)



Per 1 tave mesatare per 5 persona ju duhen:
1 lulelaker mesatare,
200 gr djathe kackavall,
3 luge gjelle gjalpe,

2-3 karrota (sipas deshires)
beshamel i gatshem pluhur dhe e trash me 1 got qumesht,

ose e pergatisni vete beshamelin me 2 luge miell, 2 gota qumesht, 1 veze.
Perzien sic jane jo ne zjarr...Piper, kripe, veze

Ziejme lulelakren pasi e kemi pastruar nga gjethet jeshile.  
Zihet ne tenxhere per 5-10 min sa te zbutet pak.
I shtojme kripe gjate zierjes. Hapim furren me 180 grad. Taven e lyejme me gjape te fresket. Shtrojme lulelakrat e ziera te cilat jane ndar ne dege te vogla. Grijme kackavall siper. Pergatisim salcen e bardhe beshamel, ja hedhim siper. I hedhim pak piper,dhe 1 veze te rrahur siper, 2 Luge gjalpe. 
E fusim ne furen e ngrohur. E leme te piqet per 20 min.

E shikojme me sy qe ka krijuar nje kore te shndritshme siper.

Del shume e shijshme. Ju rekomandoj ta gatoni 30 min para se ta servirni, pasi shijon e ngrohte,dhe me kafshata ne tave. Ju befte mire. Shpresoj ta realizoni pasi del e shijshme!

Dicka per salcen beshemal...Kur esht e gatshme pluhur...e hedh ne tas 1 nga qeseset pluhur dhe i shtoj 1 gote qumesht. E rrah dhe del krem.

Po nuk gjetet beshamel te gatshem pergatitet vete: 

SKUQ MIELL ME GJALPE,SHUHET ME QUMESHT, ZIHET SA TE TRASHET, TRAZOJENI SHPEJT SE BEHEN KOKRA...E leme te ftohet dhe hedh te verdh veze...Ju rekomandoj beshamel pluhur te gatshenm se behet me kollaj!

E falenderoj Adelinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Revcetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!

Sunday, October 27, 2013

Qofte me kungulleshka (Receta e derguar nga Sajmira)


4 Kungulleshka
1 qepe e thate e grire me rende 
2 Veze 
250 Gr djathe i bardhe
Nenxhik
Koper
Majdanos 
Kripe -piper te zi 
7-8 Luge supe mjell qe fryhet vete (Farina) 

Pergatitja:
Grijme kungulleshkat me rende i vendosim ne kullorsen e makarona i kullojme per 10 minuta duke i shtypur me dore here pas here . Me pas i vendosim ne nje tas te madhe bashke me perbersit me larte i punojme te gjitha bashke mire e mire. Ne tigan te felle vendosim vajin ,sapo te skuqet me ndihmen e luges skuqim qoftet me kungulleshka. I skuqim nga te dyja anet. I shoqerojme me salce kosi (xhanxhiki) ose tarator. Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Thursday, October 10, 2013

Qofte me domate! (Receta e derguar nga Etleva Hoxha)



Per kete lloj recete nevojiten domate te vogla ose si quhen dryshe:(domatina) te prera ne kater pjes qep te njoma per arome. 

Marim dhjozem ose si quhet ndryshe nane te fresket, miell, pak birre, kripe dhe piper!

Pergatitja:
Pasi i kemi prere domatet ne kater pjese hedhim qepen e njome te prer vogel!

Grimjme nanen, hedhim kripe, piper dhe fillojme ta shtypim me dore ne menyre qe te perzihen mire me njera tjetren pastaj hedhim mjellin dhe pak birre dhe perserì i perzjejme mire!

Vazhdojme deri sa te behet si brum petullash!

Nuk duhen te skuqen menjeher por duhet te rri ne qetesi per nje ore ne menyre qe brira te veprojr ne fryrjen e qofteve!

Skuqim vajin mire dhe me luge gjelle fillojme te hedhim masen e pregatitur me lart!

Sekreti eshte qe duhen te skuqen ne teperature te ulet qe mos te mbeten pa skuqur brenda!

Ps. Foto eshte marre nga Interneti sa per Ilustrim!

E falenderoj Etleven! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!

Saturday, October 5, 2013

Palltixhana te pjekura (Receta nga Ervina Saliu)


Perberesit: 
4 -palltixhana,
2-hudhra,
4-luge vaj ulliri,
majdanoz.

Pergatitja:
Marim palltixhantat i presim ne rrathe si ne fote dhe i vejme ne tigan,dhe i lejme te zkuqen ne tep shum te ulet dhe pa yndyre fare,duke i kthyer vazhdimisht. Palltixhanat duhet te piqen ne temp te ulet qe te zbuten dhe mos te illetohen. I lejme perreth 20 min me pas i heqim i hedhim ne pjate i hedhim majdanoz te grire,hudhrat dhe vajin dhe jane gati. Ju befte mire

Thursday, October 3, 2013

Karrota me bizele (Receta nga Esmeralda Geci)


Perberesit:
300 gr bizele 
500 gr karrota 
3 lug salce
vaj ulliri + ereza

Pergatitja:
Qerojme karrotat dhe i ndajm ne forma rrumbullake i hedhim ne nje tigan me vajin dhe i kaurdisim me flak te ulet gjersa te zbuten pastaj shtojm bizelet dhe salcen dhe erezat dhe i bejm me flak te ulet per rreth 20 min

Kungull ne furre: (Receta nga Silvana Belishaku)



Per pergatijen ju duhen:
4 kunguj te vegjel ,
200 ml pana kuzhine ,
100 ml qumesht ,
3 veze ,
1 lug kafeje miell ,
50 gr gjalp ,
100 gr djath te grire .

Pergatitja:
Presim kungujt ne rathe, dhe i pjekim ne gril ,ose tigan me pak fare gjalp ,i shtrojme ne tav ,me pas rrahim vezet miellin panen dhe qumeshtin shtojm krip dhe piper te zi , i hedhim siper kungujve dhe shtojm djathin e grir dhe gjalpin e shkrire .

I fusim ne furre te nxeht 220 ° per 20 min 
Shpresoj tju pelqeje  Ju befte mire 

Strudel me Perime dhe djath (Receta nga Briselda)


Perberesit:
1 presh
2-3 karrota
2 kungulleshka te medha
300 gr spinaq
krem djath 6 luge gjelle
djath parmigiano
majdanoz, kripe, piper, arre moskat

Pergatitja:
Presim perimet ne kubike dhe i karavdisim pak me vaj ulliri, i skuqim per nja 5 min.

Shtojme erezat pikante dhe e heqim nga varta duke pritur sa te ftohet paksa dhe shtojme krem djathin dhe parmigianon, majdanozin e grire imet.

Peten e sfogliates e hapim mbi leter furre, e sperkasim me qumesht (ose uje) dhe pastaj hedhim masen duke e shtruar mbi peten e sfogliates te fresket (ose te zbutur nga shkrija) dhe fillojme e mbledhim ne forme ruli (duke ngritur letren e furres duke rroturlluar strudelin derisa te behet rrul i trashe. Mbyllim cepat si letrat e karameleve, persiper e lyejme me veze.

E fusim ne furre ne 200 grade C per 20 min., pa e hequr nga letra e furres.

Pasi piqet e sperkasim me pak uje, persim sa te ftohet dhe e presim ne copa diagonale. Ju befte mire

E falenderoj Briselden Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

Wednesday, October 2, 2013

Gjelle me spinaq (Receta nga Ervina Saliu)



Perberesit per 4 persona: 
500 gr spinaq, 
2-qepe,
1-filxh caj oriz,
2-domate,
1-filxh kafe vaj ulliri,
kripe,piper dhe erza sipas deshires, une nuk i hedh gje tjeter se me pelqen te kete eren e spinaqit.

Pergatitja:
Grijme qepet dhe i skuqim gjer sa te sbuten,lajme dhe kullojme spinaqin e presim ne copa te medha dhe e hedhim te qepet.E skuqim mire me pas shtojme domatet e grira orizin,dhe e mbulojme me uje.E lejme te zieje ne zjarr te ngadalte gjer sa gjella te trashet. Ju befte mire

Byrek me gjize dhe spinaq (Receta nga Esmeralda Geci)


Perberesit:
2 pete brum sfoliat
500 gr spinaq
2 kokrra veze
300 gr rikota ose gjize

Pergatitja :
Ziejme spinaqin pastaj perziejm gjizen me vezen dhe hedhim spinaqin, hapim peten dhe hedhim pergatitjen e bere e mbeshtjellim peten dhe e vendosim ne furre per 20 min ne 200 °c . Ju befte mire :)

Tuesday, October 1, 2013

QOFTE ME KUNGULLESHKA: (Receta e derguar nga: Nela .A)



Per receten na duhen: 
3 kungulleshka jeshile 
djath te bardh te zakonshem qe perdorim cdo dite
nagjazme
koper
piper te zi
1 qepe te thate

Pergatitja:
I grijme kungulleshkat me rende dhe i leme ne nje kullojse makaronash reth 2 ore te kullojne!

Me pas..., hedhim qepen e grire me rende, djathin , nagjazmen , koperin, piperin dhe shtojme edhe mijell derisa te mari nje forme te mire!

Veme ne tigan vaj sa te skuqet, i punojme mire ne dore dhe i skuqim!

Mund te shoqerohen me "xhanxhik" !

E falenderoj Nelen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe, eshte i/e mirepritur!

Perime te Ziera (Receta e derguar nga Flavja Maca)



Perberesit:
1 Patate
3 karrota
1\2 Brokoli
1\2 Lulelaker
Vaji ulliri
Uthull
Krip


Pergatitja:
Fillimisht I lajme perimet me uje te bollshem, brokolin dhe lulelakren I leme nga 10 minuta ne uje te ftohte per ti lare sa me mire…Me pas vendosim dy tava me uji ne zjarr te mesem, perdorim dy tava pasi patatja dhe karrotat do te zihen veq, po ashtu edhe brokoli dhe lulelakra veq, behet ne kete menyre sepse keto perime kerkojne kohe te ndryshme per tu zier. Pasi te valoje uji ne njeren tave fusim pataten dhe karrotat te paqeruara dhe I lejme te ziejne. Marrim gjysmen e brokolit dhe gjysmen e lulelakres dhe I kepusim ne dege te vogla, I fusim ne taven tjeter pasi uji te kete valuar. I lejme te ziejne per disa minuta duke I provuar here pas here me piru, nese piruni ngulet lehte ne perime atehere ato jane zier. I nxirrni nga uji, I kulloni, dhe I lini te ftohen, me pas I qeroni pataten dhe karrotat me kujdes pa I prishur, I pret ne pjese me te vogla, I vendos ne nje pjate ose tas sebashku me brokolin dhe lulelakren, ju hedh pak vaji, pak kripe, pak uthull dhe jane gati per ngrenje. 


Kjo eshte nje pjate shum e thjeshte, teper e shendetshme, sidomos per personat qe jane ne diete, vegjetarianet, grate shtatzena apo te semuret, ka shum vitamina, pergatitet lehte dhe pa shum shpenzime. Ju befte mire! 

-BIFTEK PERIMESH ME PATATE- (Receta nga Daniela Pepa)



½ kg patate 
100 gr spinaq të ngrirë 
100 gr djathë kaçkavall
2 kokrra vezë
1 Karrotë
4 Galete ( Bukë e thatë e thërrmuar)
2-3 Lugë gjelle fara susami
Kripë
Piper i zi

Përgatitja
Kjo antipastë rekomandohet jo vetëm për festa por edhe darka të veçanta, por edhe për t’i bërë fëmijët tuaj të hanë perime. Lajmë mirë patatet me gjithë lëkurë dhe i ziejmë për 20-25 minuta së bashku me karotën derisa të zbuten plotësisht. I kullojmë, i qërojmë dhe akoma të nxehta i shtypim me ndihmën e një piruni derisa të bëhet pure.

Ziejmë spinaqin për 3 minuta në ujë pa kripë. E shtrydhim më pas dhe e presim shume hollë. Eliminojmë ujin e mbetur dhe e vendosim në tigan për 2 minuta.
Në një enë të madhe bashkojmë purenë e patateve me spinaqin, karotën dhe shtojmë 1 kokërr vezë, djathin parmixhano te grirë, pak kripë, piper të zi dhe i përziejmë derisa të homogjenizohen.

Nëse përbërja rezulton e ujshme i shtojmë pak galetë (buke e thekur e copëzuar). Me brumin e përftuar formojmë sfera të vogla sa një arrë. I kalojmë në vezë të rrahur. Më pas në galetën e bashkuar me farat e susamit.

I skuqim kroketat në vaj shumë të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë dhe i vendosim në një pjatë te shtruar me letër thithëse në mënyrë që të thithet vaji i tepërt. I shërbejmë të vendosura në gjethe sallate jeshile dhe i shoqërojmë me peshk ose me vezë të ziera.

E falenderoj Danielen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne KuzhinaIme.al, qofshin keto receta te thjeshta apo profesionale, tradicionale apo te huaja, dhe ne kete menyre te ndaje njohurite e tij/saj te fushes Kuzhine/Gatim me fansat e kesaj faqeje, eshte i/e mirepritur.