Monday, November 11, 2013

Oriz me kungull dhe salcice (Risotto ) (Receta nga Silvana Belishaku)


Perberesit: 
400 gr oriz ,
1 lt e gjysem (brodo) uje ku hedhim 2 kub supe ,
2 kunguj ,
2 salcice ,
2 domate te kuqe ,
1 qepe ,
3 luge vaj ulliri,
50 gr gjalp ,
50 gr djath te grire ,
piper te zi ,
1 pako pluhur i kuq zaferano , (qe mund ta gjejm ne super market me kete emer) ,
majdanoz ,

Pergatitja:
Grijme qepen dhe e skuqim sa te zverdhet, me pas salcicet u heqim lekuren dhe i coptojme, i skuqim me qepen, grijme kungujt ne rathe te holle, i skuqim, me pas grijme domaten dhe i skuqim bashke, kur te shteroje pak, hedhim orizin, e perziejme disa here dhe me pas shtojme ujin, pak e nga pak, ku kemi ziere ne tenxhere veç me dy kub supe, deri sa te zieje orizi, ne fund hedhim pluhurin zaferano, e perziejme, shtojme gjalpin dhe djathin e grire, hedhim majdanoz dhe eshte gati per servirje Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment