Tuesday, November 12, 2013

Patellxhane rolo me mish vici (Receta e derguar nga Sajmira)


Na duhen:
1 kg mish vici
5 patellxhan 
100 gr kackavall 
2 qepe 
1 kuti salce domate
3 gjethe dafine
Kripe
Piper
Kanelle

Pergatitja:
Presim mishin ne kubik te vegjel. Ziejme mishin sa te zbutet, me pas e skuqim qepen bashke me mishin shtojme salcen dhe erzat me radhe shtojme lengun e mbetur nga mishi i zjejme akoma 10 minuta. Presim patellxhanet per se gjati i skuqim, sapo te ftohet mishi mbeshtjellim pjeset e patellxhanve i mbyllim me krojtse dhembesh. I shtrojme ne nje tave me radhe, hedhim nga siper lengun e mbetur ne tenxhere dhe i futim ne furre per 40 minuta ne 180 gr c. Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment