Friday, November 8, 2013

Tave orizi me perime (Receta nga Erjona Balla)


Perberesit jane:
300 gr Beshamel
2 gota oriz
4 kunguj te vegjel
1 patellxhane mesatare
2 qepe
salce ose domate
4 thelpi hudher
1 lug kafeje rigon
piper i zi
vegeta me perime
vaj ulliri

Pergatitja:
Ne tenxhere hedhim uje dhe kur te marre vale shtojme vegetat dhe shtojme orizin i bejm gjysem zierje. Pasi zien e kullojme por lengun nuk e derdhim e mbajme menjane.

Ne tigan me vaj te ncehet shtojme qepen e grire imet dhe hudhrat i lem deri sa te zverdhen,, me pas shtojme kungullin dhe patellxhanin te prera ne kubike te vegjel i skuqim deri sa kungulli te zbutet.

Pas skuqjes se perimeve shtojme salce domate ose domate te prera ne kubike me pas shtojme kripen, piperin dhe 3 garuzhde me lengun e orizit i lem te siejne per 20 minuta, shikojme per kripe dhe nese do i shtojme pak.

Ne tepsind e pjekjes te lyer me vaj shtrojme orizin e zier persiperd shtojme perimet e ziera dhe e mbulojme me beshamel e pjekim ne temp 200° deri sa te marri ngjyre te kuqerremte ( si ne foto).

No comments:

Post a Comment