Monday, December 30, 2013

10 Idete me te bukura per dekorime frutash

10 Idete me te bukura per dekorime frutash
10 Idete me te bukura per dekorime frutash
10 Idete me te bukura per dekorime frutash
10 Idete me te bukura per dekorime frutash
10 Idete me te bukura per dekorime frutash
10 Idete me te bukura per dekorime frutash
10 Idete me te bukura per dekorime frutash
10 Idete me te bukura per dekorime frutash
10 Idete me te bukura per dekorime frutash
10 Idete me te bukura per dekorime frutash

10 Idete te bukura per dekorime sallatash

10 Idete te bukura per dekorime pjatash
10 Idete te bukura per dekorime pjatash
10 Idete te bukura per dekorime pjatash
10 Idete te bukura per dekorime pjatash
10 Idete te bukura per dekorime pjatash
10 Idete te bukura per dekorime pjatash
10 Idete te bukura per dekorime pjatash
10 Idete te bukura per dekorime pjatash
10 Idete te bukura per dekorime pjatash
10 Idete te bukura per dekorime pjatash

10 Idete me te bukura per dekorime antipastash

10 Idete me te bukura per dekorime antipastash
10 Idete me te bukura per dekorime antipastash
10 Idete me te bukura per dekorime antipastash
10 Idete me te bukura per dekorime antipastash
10 Idete me te bukura per dekorime antipastash
10 Idete me te bukura per dekorime antipastash
10 Idete me te bukura per dekorime antipastash
10 Idete me te bukura per dekorime antipastash
10 Idete me te bukura per dekorime antipastash
10 Idete me te bukura per dekorime antipastash
10 Idete me te bukura per dekorime antipastash


Byrek me presh ,veze dhe mozarele (Receta nga Silvana Belishaku)


Perberesit per te bere brumin:
500 gr miell ,
uje te vaket sa te jet mjaftuheshem per nje brume te bute ,
nje luge kafe kripe,
2 luge gjelle me vaj,
niseshte sa te nevojitet per hapjen e peteve,  

Per mbushjen:
3 presh ,
1 filxhan kafeje me oriz,
1 veze ,
1 mozarele , (djath pice)
1/2 gote uji me vaj ulliri ,
kripe ,

Pergatitja:
Grijme preshte, i skuqim me 3 luge vaj ulliri, me pas i hedhim uje te ziejne, pasi kane ziere hedhim orizin dhe e leme te ziej akoma, me pas e fikim soben dhe i leme te ftohen pak, me pas hedhim vezen, e trazojme mire, bejme brumin e byrekut, e leme te pushoj pak, me pas hapim petet nga 3 e nga 3, hedhim gjysmat e peteve duke i sperkatur me vaj, hedhim gjellen e pregatitur, siper i hedhim mocarelen te grire ne copa te vogla, hedhim petet e mbetura, siper i hedhim vaj, e presim sipas deshires dhe e pjekim ne 220° per 30 mint Ju befte mire

Torte me biskota dhe fruta (Receta e derguar nga Luljeta)



500 gr biskota pettit buer
500 ml qumesht 
200 gr ara te coptuara 
1 cokollate per gatim 
1 shllag 
125 gr gjalp 
dhe fruta simbas deshires 

Pergatitja:
Ne tenxhere hedhim qumshtin me gjalpin dhe ja hedhim cokollaten dhe e perziejme deri sa te shkrihen. Ne enen tjeter marim biskotat, i coptojme ne kater pjese dhe me pas marim qumeshtin dhe ja hedhim biskotave, (duhet te jete i vaket jo i nxehte) dhe i perziejme, pastaj e marim kallepin per torte, e lyejme me gjalp dhe vendosim biskotat duke i shtypur me luge dhe bere formen,
vendosim gjysmen e biskotave dhe me pas veme ne mes arra, fruta sipas deshires, pasi te vendsen frutat hidhet edhe pjesa e mbetur e biskotave dhe vendoset te frigorifer qe te ftohet per 3 ore. Pasi qe te ftohet marim torten dhe e nxjerim nga kallepi dhe fillojme dekorimin e tortes, e lyejme me shllag, persiper rradhisim frutat dhe anash e lyejm me arra, besoj se do ju pelqeje   Ju befte mire 

Torte me biskota (Receta e derguar nga Luljeta)


500 gr biskota petit beur 
2 gota qumesht 
3 luge kakao 
250 gr gjalpe

Pergatitja:
Ne nje ene te thelle coptohen biskotat ne 4 pjese, ne enen tjeter hidhen 2 gota qumesht te ftohte 3 luge kakao dhe gjalpi te ftohta vetem gjalpi (ose margarinia) e shkrire dhe i perziejme mire permbajtjen dhe ja hedhim biskotave dhe ne nje leter kuzhine hedhim masen dhe bejm formen si te duam . Une bera forme trekendshe , dhe futet ne frigorifer per 3 ore pastaj hedhim kokos dhe serviret  JU BEFTE MIRE 

Sunday, December 29, 2013

Petulla MINI DONUTS (Receta nga Chef Nino)



1 gote uji qumesht i vaket 
1 kg miell 
(heqim nje gote uji nga 1 kg i miellit se na nevoitet per sperkatje ne zenien e brumit )
150 gr gjalp ne temp e ambjentit 
2 luge supe me maja
3 luge supe plot sheqer 
4 veze te plota e 2 te kuqe
Vanilje,
Vaj,sheqer pluhur ,recel

Pergatitja:
Hidhet mielli ne nje ene dhe ne mes hapim nje grope,
Ne qumesht hedhim sheqerin tresim majan mire e mire dhe e hedhim te mielli, hedhim gjalpin, vezet e rrahura, vanilen, dhe zeme nje top prej brumi, e mbullojme me pecete dhe e leme ne nje vend te ngrohte derisa te dyfishohet vellimi, rreth 30 min.

Hapim nje pete me brumin dhe me ndihmen e nje gote presim petullat te cilat i hapim pak ne mes dhe i japim formen si ne foto .

I vendosim ne nje tepsi ku kemi vendosur leter pjekje, i vendosim ne nje vend te ngrohte derisa te ju dyfishohet vellimi. Ne nje tigan te thelle e mbushim pergjysem me vaj dhe e leme mbi zjarr te ngrohet, hedhim me kujdes petullat, i skuqim nga te dyja anet dhe i vendosim ne nje pjatance sperkasim me sheqer pluhur,

Mund ti lyejme edhe me cokollate e sperkasim me sheqerka 

Vasilopita (buke e embel per fund vitin) (Receta e derguar nga Sajmira)


250 gr margarine 2 gota sheqer 1 gote leng portokalli te fresket 6 veze 3 gota mjell 1 luge kafeje baking powder (pluhur per pjekje, peciv, levito) 1 maje luge kafeje melxepi (lloj erze ne pluher), nese nuk keni mos e perdorni.
Pergatitja:
Rahim margarinen me sheqerin ,sa te tretet sheqeri shtojme vezet nje nga nje duke rahur , shtojme goten me leng portokalli , baking powder, i trazojme mire shtojme dhe mjellin pak nga pak duke rrahur, lyejme formen me gjalpe e mjell shtojme masen dhe pjekim ne 170 gr C per 1 ore.

Embelsire me biskota (Receta nga Sejlane Alimi)


Perberesit: 400 gr biskota 86 gr (2) pudinga me cokollate 45 gr shllag 10 gr cokollat (te shkrire) por jo te gjithen
Pergatitja: Fillimisht marrim biskotat dhe i thyejme 1/4 dhe i hedhim ne tepsi! Pastaj e pergatisim pudingun, shllagun,dhe pudingun ja hedhim biskotave,e leme qe te ftohet rreth 15 minuta pastaj ja hedhim shllagun dhe me ne fund per dekorim e marrim 10gr cokollad te shkrir siq shihet ne foto! Kush e pergatit i befte mire :)

Melomakarona (Receta nga Ervina Saliu)



Perberesit: 
8 filxh caji miell,
1-filxh sheqer,
1-filxh vaj ulliri,
1-filxh leng portokalli,
5 luge mjalte,
1-luge te vogel sode,
1 luge kanele,
1 luge karaifil,
lekuren e nje portokalli,.

Per sherbetin: 
4 filxh uje,
3 filxh sheqer,
1-filxh mjalte.

Per servirjen:
1-filxh arra te bluara,
2 luge mjalte

Pergatitja:
Ndezim furren ne 180 gr. Ne nje tas hedhim vajin, lengun e portokallit, lekuren e portokallit, soden, kanellen, karaifilin, sheqerin, mjaltin dhe i perziejme mire me tel kuzhine gjer sa te shkrihet sheqeri. Me pas hedhim miellin pak nga pak duke punuar brumin. Brumi duhet te jete i bute. E ndajme ne topa te vegjel i jappim formen si ne foto me lart ne cep e bejme ne anen e rendes i vejme ne tepsi ku kemi vendosur leter pjekese dhe i pjekim ne furren qe e kemi ndezur me pare per 15-20 min.Vejme te gjith perberesit e sherbetit te ziejne per 6 min nga momenti qe mer vale.Me pas heqim melomakaronat nga furra dhe i hedhim ne sherbet i kthejme nga njera ane ne tjetren per 2-3 min . I vendosim ne pjatele nga lart i hedhim mjalitin me pas arrat. Ju befte mire :)

Gurabie me arra e me sheqer pluhur (Receta nga Chef Nino)


Perberesit:
3 ½ gota uji me miell 
250 gr gjalp (βιταμ) që lexohet vitam
1 ½ gote uji me sheqer pluhur 
2 te kuq veze 
3 luge kafeje me backin powder {ose 2 lug kafeje sode }
200 gr arra te grira 
1 luge kafeje konjak 
1 lug supe me miell misri

Pregatitja:
Ne nje ene hedhim te gjithe perberesit e mesiperm dhe i perziejme mire e mire, Ne tepsi shtrojme nje leter pjekje dhe ngrohim furren ne 200 grade. Marrim pak brume dhe i japim formen qe deshirojme [rrumbullake ose gjysemhene ]

I vendosim rresht ne tepsi,

Piqen ne 200 grade per rreth 30 minuta.

Pasi ti nxjerrni nga furra i sperkasni gurabiet me leng trendafilli [ ne mungese te tij perdorni ndonje lloj likeri te preferuar qe keni ]
dhe pastaj mbuloni me nje shtrese sheqer pluhuri me bollek, une perdora afersisht 1 kg sheqer pluhur per ti mbuluar te gjitha gurabiet ne tepsi. Lerni derisa te ftohen ashtu, pastaj transferoni ato ne pjatanca ashtu te mbuluara me sheqer pluhur [sheqeri pluhur qe ngel ne tepsi hidheni ne qesen perseri sepse mund te perdoret edhe here tjeter nuk harxhohet i gjithi] 

Ju befte mire 

BISKOTA “Hello Dollies” (Receta nga Chef Nino)


Perberesit per nje ene 30-20:
2 gota uji plot me miell arrash 
1 luge supe gjalp i shkrire 
1 kanace qumesht i kondesuar Nesle (mund ta zevendesoni dhe me mjalte)
gjysem gote uji me miell are kokosi 
1 gote uji me copeza cokollate (ka te gatshme te Nerenxi )
1 gote uji me lajthi te thermuara.
Leter pjekje e bardhe 

Pergatitja:
1.Perziejme ne nje ene miellin e arrave gjalpin dhe pak qumesht te kondesuar e i perziejme me kujdes sa te laget brumi.
2.Shtrojme ne tepsi leteren e bardhe te pjekjes dhe siper hedhim brumin e arrave duke e sheshuar nga te gjitha cepet e tepsise me kujdes.
3.Hedhim nje shtrese me qumesht te kondesuar ne gjithe siperfaqen e brumit te arrave duke e lagur ate.
4.Hedhim nje shtrese me copeza cokollate .
5.Hedhim shtresen tjeter me pluhur are kokosi.
6.Hedhim shtresen e fundit me lajthi te grira dhe me dore i shtypim perberesit poshte ne tepsi qe te lidhen me njeri-tjetrin.
7.Piqet ne furre per 20-25 minuta sa te marrin ngjyre te arte. Lereni te ftohet pak dhe pritet ne forma katrore 

Saturday, December 28, 2013

Gurabija me arre kokosi (Receta nga Silvana Belishaku)


Perberesit:
450 gr miell ,
50 gr arre kokosi ,
2 te verdha veze ,
200 gr sheqer ,
250 gr gjalp te shkrire ne temperatuar ambjenti ,
1/2 pako fryres embelsirash (Peciv, Levito, Baking Powder)

Pergatitja:
Ne tepsi hedhim miellin dhe te gjithe perbaresit e tjere, hedhim gjalpin qe e kemi lene disa ore ne ambjent te ngrohte te shkrije, formojme brumin deri sa te mos ngjise ne duar, me pas e mbulojme me qeske kuzhine e leme te pushoje nje ore ne frigorifer, me pas e hapim ne nje pete dhe presim ne format qe deshironi, e veme ne tepsi te shtruar leter kuzhine, dhe i pjekim per 15 minuta ne furre te nxehur 180 °, i leme te ftohen pak dhe i sperkasim me sheqer pluhur Ju befte mire :)

Makarona karbonara. (Receta nga Erjona Balla)


Perberesit:
300 gr makarona
300 gr sallam
300 gr djath parmixhan
1 limon
3 vez
kripe
piper i zi
vaj ulliri

Pergatitja:
Vejme ne tenxhere makaronat per te zier dhe ujit i shtojme lengun e nje limoni. Nderkohe ne tigan skuqim sallamin me vaj ulliri.

Ne nje tas rrahim vezet per 5-8 min dhe me pas shtojme djathin.

Makaronat i lem pak te forta(al dente).

Pasi kemi kulluar makaronat shtojme sallamin e skuqur dhe me pas vezet dhe djathin,lekuren e 1 limoni dhe i trazojme shpejte dhe i lem ne tenxhere per 3 minuta me kapak dhe me pas i servirim.

Kek me arra (Receta e derguar nga Aida)




Perberesit: 
4 kokrra veze
2 gota sheqer
1 gote kos
1 gote vaj gjelle
4 gota miell
pak lekur portokalli
1 lug caji sod
100 gr arra
pak sheqer pluhur

Pergatitja:
Thyejme vezet dhe ndajme te verdhen nga e bardha, rrahim ne nje tas vetem te bardhen per rreth 7 min dhe me pas shtojm sheqerin, pasi i kemi rrahur aq sa sheqeri te ngjitet bashk me te bardhen, pastaj hedhim dhe te verdhen dhe i rrahim se bashku e fusim ne furre dhe e leme derisa te piqet, (une nuk e kam furren me korent por me gaz dhe e shoh me sy kur piqet), pasi e heqim nga tepsia e servirim ne pjate dhe i hedhim sheqer pluhur. Ju befte mire 

Omelete me laker te kuqe (Receta nga Erjona Balla)


Perberesit:
3 veze
100 gr kackavall Shqiperie
100 gr laker e kuqe
100 gr djath pice
100 gr djath parmixhan
pak vaj ulliri
1 luge majonez
pak qepe
1 thelpi hudher
kripe
piper i zi

Pergatitja:
Grijme pak qepe dhe hudhren ne rrathe te hodha dhe i hedhim ne tigan te para nxehur me vajin e ullirit. Shtojme edhe lakren e prere ne fije te hodha dhe i lem te skuqen derisa lakra te zbutet me pas shtojme vezet me djathin parmixhan,kripe dhe piperin e zi dhe i leme ne flake te ulet deri sa te skuqet omleta. Pasi eshte skuqur i ndajme pjesen larte me thike dhe e mbushim me djathe pice vendosim perseri pjesen e prere dhe e lem perseri ne tigan deri sa te shkrije djathi. E servirim me djathe kackavall siper omletes.

Friday, December 27, 2013

Pace me koke qingji dhe plenc (Receta nga Silvana Belishaku)



Perberesit:
1 koke qingji ,
400 gr plenc , 
100 gr gjalp ,
2 lug vaj ulliri ,
3 gjethe dafine ,
4 thelpi hudher , 
3 luge salce domate ,
3 luge miell ,
spec djeges,

Pergatitja:
Lajm mire plencin dhe koken ,i veme ne tenxhere me uje ,me pas i hedhim 1 lt e gjysem uje ,kripe, gjethe dafine ,hudhrat dhe 2 luge vaj ulliri , i veme te ziejne deri sa te ndahet mishi kokes nga kocka ,i pastrojme dhe heqim kockat ,me pas ne tigan hedhim gjalpin ,shtojme 3 luge miell, hedhim salcen i perziejme pak ,me pas i hedhim ne tenxhere i hedhim specin diegez ,regullojme me kripe, e leme te zieje per 10 min dhe ne fund hedhim 3 luge uthull , e leme te zieje edhe 5 deri ne 10 minuta dhe eshte gati per servirje Ju befte mire :)

Petulla me leng portokalli, (Receta nga Ela Rexhmati)


Perberesit:
500gr miell, 
8gr maja,
1/2gote leng portokalli,
1luge kafeje me kripe,
uje sa te kemi nje brum te bute dhe vaj per skuqje.

Pergatitja:
Ne nje tas hedhim miellin,kripen i perzijme me pas shtojme majane qe e kemi shkrire ne uje, lengun e portokallt dhe uje, i perzijme te gjithe mire e mire e lejme brumin 45 minuta te fryhet, me pas i japim format qe duam petullave dhe i skuqim ne vaj te nxehte. Siper i hedhim mjalte. Ju befte mire 

Thursday, December 26, 2013

Embelsire KEKS FORME ZEMRE (KALLEP) (Receta nga Aishe .B)




3 - veze
9 - luge sheqer
1 - vanille sheqer
1 - peciv (pluhur per pjekje, baking powder)
1/2 kg - miell
1/4 - liter qumesht
1 - filxhan kafeje vaj
1 - kore limonit e grire ne rende...

Pergatitja:
Se pari vezet dhe sheqerin i tundim me mikser 5min...me pas i shtojme vajin, qumshtin, vanille sheqer, peciven. Te gjitha perzihen se bashku ne fund i shtojme miell, perseri perzihen me mikser qe mos te mbesin dromca ne brumin e fituar. Pastaj marim nje filxhan te vogel te kafes, masa e keksit (biskotes) qe te pjeket ne kallepin ne form zemrès, pra nga 1- filxhan piqet nje kekes keshtu perseritet derisa te perfundoj i tere brumi i fituar....Ju beft mire