Friday, January 31, 2014

Te brendshme qengji kukurec (Receta nga Silvana Belishaku)


Perberesit:
zemer qengji ,
melci ,
dhe pjeset e brencme (zorret ) krip ,piper .

Pergatitja:
Marim disa shkop shishqebapi, presim ne cop zemren dhe melcit, i shkojme me radhe ne shkop, me pas i lidhim me te brendshemet, i hedhim kripe, piper, me pas i skuqim ne tigan, zgare ose furre sipas deshires, serviren te ngrohta. Ju befte mire :)

Pule e mbushur me oriz (Receta nga Bukurie Nexhipi)



1 pule rreth 1 kg
1 gote oriz (basmati)
1 qepe 
2 e 1/2 uje
pak veget
Piper te bardh
Krip
1 lug gjelle mustard
nje dege rozmarine
Pak borzilok te thate
100gr gjalp

Pergatitja:
Si fillim pastrojm pulen e lajm me uje te bollshem dhe e thajm me leter kuzhine

Me pas e lyejm ne te gjitha anet me mustard dhe pak veget piper krip dhe rozmarine.

Orizin e vendosim te ziej me pak krip e dy gota uje

Ne nje ene hedhim 50gr gjalp dhe skuqim qepen te grir holle, hedhim orizin e zijer te qepa dhe i skuqim dhe pak sebashku.
Hedhim piper krip pak veget dhe borzilok dhe mbushim pulen.

Pjesen tjeter te gjalpit e shkrijm dhe ja hedhim pules siper dhe 1/2 gote uji ne tave .E mbulojm me leter alumin ne gjysmen e kohes te pjekjes.

E pjekim per 1 ore ne 200C

(Nese ju ka mbetur oriz nga pula mund ta hidhni reth pules gjysem ore para se te jete gati)

Ju befte mire 

Kebap (Receta e derguar nga Sajmira)


500 gr mish qengji, i grire.
2 kokra qepe.
2 thelpinj hudhre.
nje luge kafeje me rozmarine.
1 luge kafeje me piper te kuq (sipas deshires mund te perdorni djeks)
rigon
piper te zi
kripe 
3 feta buke bajat ,qe i zbusim mire ne uje.

Pergatitja:
Zbusim mire buken ja hstrydhim ujrat . Vendosim mishin e grire ne tas te felle shtojme buken. Qepen, hudhrat, i grijme imet ne rende ose mikser. Shtojme dhe pak majdanos te grire holle, erezat dhe piperet me radhe, e punojme mire e mire.

I japim formen qe duam dhe i vendosim ne frigorifer per 1 ore. Me pas i pjekim ne skare ose ne furre ose tigan mbas deshires.

Kek te vegjel me marmalate, luleshtrydhe dhe arre kokosi (Receta nga Ervina Saliu)



Perberesit: 
2-filxh caj miell,
1-filxh kafe qumesht,
1/2 filxh vaj ulliri,
2-veze,
1-filxh sheqer,
2-luge te vogla pluhur pjekes,
2-luge gjelle marmelat luleshtrydhe,
pak kanelle.

Pergatitja:
Rrahim vezet me shqerin per disa min,me pas shtojme qumshtin,vajin dhe vazhdojme rrahjen.Hedhim dhe marmelaten,me pas miellin qe e kemi perzier me pluhurin pjekes dhe kanelen dhe i rrahim per pak min sa te behet nje mas homogjene,nese ju del shum e trashe shtojni pak qumesht akoma ,dhe nese shum e holle mund ti shtojme miell.E vendosim ne forma te vogla nga lart i hedhim pluhur arre kokosi sic eshte ne foto dhe i pjekim ne 170 gr per 10-15 min.Ju befte mire

Pastico me qumesht (Receta nga Bukurie Nexhipi)


400gr makarona per pastico
500ml qumesht
5 veze
100gr gjalp
Krip

Per beshamelin:
2 luge miell
1 te verdh veze
2 gota Qumesht pana (ai eshte dhe per embelsira)
Pak krip pak gjalp
2 luge gjelle djath te shkrir Gouda
Ne mungese mund te hidhni siper pasticos djath te grire (Gouda)

I ziejme makaronat pergjysem dhe i hedhim ne tave te lyer me gjalp. Vezet i rahim i bashkojm me qumeshtin gjalp dhe krip e hedhim siper makaronave

Pergatisim beshamelen:
Ne nje ene hedhim nje luge gjalp kur te jete nxehur hedhim miellin sa fillon te zverdhet jo te skuqet hedhim qumshtin pana pak krip dhe e lem te ziej ne zjar te ulet pasi masa eshte trashur e lem pak min dhe hedhim te verdhen e vezes dhe 2 luge djath te shkrire (Gouda)

E hapim masen siper pasticos.
E pjekim ne 200C deri sa e shohim qe eshte gati

Ju befte mire 

Fergese me speca te kuq (Receta nga Bukurie Nexhipi)


1 spec te vogel djeks
50gr gjiz
1 qepe
4 domate te kuqe 
Pak vaj ulliri
Krip piper
Hudhra 5 -6 thelpi

Specat i presi holle sipas deshires.
Ne nje ene hedhim pak vaj ulliri hedhim qepen e grir holle sa fillon te zverdhet qepa hedhim hudhrat dhe specin djekes te grir holle i lem ne zjar te ngadalt.Kur te jen gati hedhim specat dhe i skuqim ne zjar shum te ulet ( kjo eshte shume e rendesishme ne kete lloj gatim)

Pasi specat jan skuqur hedhim domatet te grira me mikser hedhim krip piper i mbulojm me kapak gjer sa te mbetet ne yndyre para se te jete gati hedhim gjizen dhe e heqim nga zjari.

Ju befte mire 

Gjalpë i freskët, i përgatitur në shtëpi (Receta e derguar nga Brikena Metaj)


Ju pëlqen pak gjalpë i freskët, I përgatitur në shtëpi? Është shumë e thjeshtë. Mjafton të grumbulloni për disa ditë rresht ajkën e qumështit të zier dhe të vendosur për një natë në frigorifer. Me ndihmën e një frulatori ku shtojmë pak ajkë të mbledhur dhe pak ujë të vakët, pasi e ndezim frulatoren për rreth 1 minutë, kemi gjalpin e përfituar nga ky “dybek” modern. Mjafton ta shpëlani me ujë të ftohtë dhe është gati për të konsumuar I freskët. Pas disa ditësh atë që mbetet mund ta shkrini dhe ta përdorni për gatimet tuaja.

Kek me banane dhe arra (Receta nga Ela Rexhmati)


Perberesit:
2 banane te buta,
200 gr gjalp te shkrire,
2 veze,
2/3 filxhan caji sheqer kaf,
2 lug gjelle vaj,
lekuren e nje portokalli,
2 filxhan caji miell, 
2 lug kafe baking powder,
2 lugw gjelle me kakao,
4 luge gjelle me arra te grira imet.

Pergatitja:
Ne nje tas hedhim miellin, baking powder, kakaon, i perzijme, shtypim bananet me pirun dhe i hedhim ne nje tas tjeter shtojme vezet, gjalpin, vajin, sheqerin, lekuren e portokallit i perzijme per pak minuta me mikser me pas shtojme miellin avash avash i perzijme me lug Ne fund hedhim arrat.Brumin e hedhim ne forme te lyer me gjalp e te sperkatur me miell. Pjekim ne furre te parangrohur ne 180 grade per 45-50minuta. Ju befte mire 

Supe me rosnica (Receta nga Sajmira)


Na duhen:
1 qepe
2 kokrra patate
1 luge kafeje me piper te kuq
1 kub me leng perimesh
2 filxhane rosnica. (nese nuk kini perdorni lloj makarone per supe)
2 Luge vaj 
Piper te zi -kripe

Pergatitja:
Grijme qepen holle me rende... shtojme vaj ne tenxhere, shtojme dy patatet te pastruara dhe te grira holle, shtojme qepen, i skuqim per pak bashke me patatet, shtojme piperin e kuq, kripe.
Sapo te skuqen hedhim 4 gota uje dhe 1 kub leng perimesh. I zjejme sa te zbutet patatja, me pas shtojme rosnicat, i zjejme akoma pak sa te zbuten dhe zbresim nga zjarri dhe eshte gati per ta sherbyer.

Gjell jani me djath te bardhe (Receta nga Silvana Belishaku)


Perberesit: 
2 qepe,
mish (masen sipas nr personave qe jeni) ,
200 gr te bardhe,
1 karrote,
1 luge gjelle miell, 
150 gr salce,
ereza,
majdanoz,
gjethe dafine, 
5 luge vaj ulliri,
kripe.

Pergatitja:
Grijm qepen, e skuqim, hedhim karroten e grire ne copa te vogla, me pas presim ne cop mishin i skuqim mire, me pas i hedhim salcen, hedhim miellin, erezat, hedhim uje sa te jete mjaftuheshem, kripe dhe i veme te ziejne per 40 minuta, kur te jete gati e ndajme ne pjata, hedhim djathin e bardhe dhe spec djeges sipas deshires.
Ju befte mire

Fergese me gjize (Receta nga Ervina Saliu)


Perberesit: 
500 gr speca te kuq,
500 gr gjize,
3-4 hudhra,
4 luge vaj,
piper i kuq,
piper i zi,
rigon.

Pergatitja:
Presim specat ne rripa jo shum te holle dhe i vejme te skuqen ne temp te ulet per 15-20 min. Kur te jene skuqur mire shtojme hudhrat e prera imet, erzat i lejme per 5 min akoma. I marim, i hedhim gjizen, i perziejme mire dhe eshte gati per servirje. Ju befte mire:)

Wednesday, January 29, 2014

Biskota me grimca cokollate (Receta nga Ervina Saliu)



Perberesit:
1-filxh caj sheqer pluhur,
180 gr gjalp,
rreth 250 gr miell,
lekuren e nje portokalli,
150 gr cokollate te grire,
1 lugw te vogel sode.

Pergatitja:
Rrahim ne mikser gjalpin qe e kemi lene per shum ore jashte figoriferit me shqerin pluhur per 10 min, me pas shtojme cokollaten dhe miellin qe e kemi perzier me soden e punojme me dore brumi duhet te jete i bute. Me pas e marim e vendosim ne nje leter pjekese i vendosim dhe nje tjeter lart dhe e hapim ne nje pete te trashe, e presim me ndihmen e nje gote, i vendosim ne tave ku kemi vene leter pjekese, i fusim te ngrirja per 10 min me pas direkt ne furre te parangrohur dhe i pjekim ne 180 gr per 10 min sa te marin pak ngjyre, i nxjerrim dhe i lejme ne tave gjer sa te ftohen, me pas i fusim ne tas dhe i mbulojme. Dalin fantastike 

Gjelle me presh dhe lakra (Receta nga Ervina Saliu)


Perberesit:
1-laker e vogel,
2-presh,
2-qepe,
majdanoz,
1-filxh caj oriz,
1-filxh kafe vaj,
piper,rigon.

Pergatitja:
Presim lakren qepet dhe presht dhe i vendosim ne tenxhere,shtojme dhe majdanozin,piperin,rigonin, 2-domate ose 1 filxh salce,vajin i mbulojme me uje dhe i lejme te ziejne per 30 min, me pas shtojme orizin dhe uje nese nevojitet dhe i lejme te ziejne gjer sa te zieje orizi.Ne fund i shtojme dhe leng limoni sipas deshires.
Ju befte mire

Zupë shtëpie (Receta e derguar nga Brikena Metaj)



Për kremin: 1 l qumësht 5 lugë miell 8 lugë sheqer 2 vezë Për mbushjen: Biskota ose pandispanjë Arra ose bajame Reçel sipas dëshirës Pana për ëmbëlsira (hopla)
Përgatisim kremin e pastiçerisë: Në një enë (jo alumini) rrahim vezët me sheqer, hedhim miell, pak qumësht dhe I përziejmë. Pjesën tjetër të qumështit e ziejmë dhe kur merr valë shtojmë në të përzierjen. Në fund shtojmë vanilje apo lëkurë limoni, portokalli etj. Nëse dëshironi mund të bëni edhe krem me kakao dhe ta përdorni për dy shtresa. Në fundin e gotës hedhim biskota të thërrmuara, pandispanjë apo kek (sipas dëshirës), mbi të pak reçel, një shtresë me krem pastiçerie, fruta të thata (arra, bajame, stafidhe), nëse dëshironi mund të shtoni edhe fruta të freskëta (mund të përdorni luleshtrydhe mqs sapo kanë dalë). Vendosni sa shtresa të mundeni. Në fund përfundon me krem pana ta rrahur me mixer. Zbukurohet sipas dëshirës me reçel, luleshtrydhe të freskët, copa çokollate. Vendosen në frigorifer për 20 minuta. Ju bëftë mirë!

Laker me oriz (Receta nga Ela Rexhmati)



Perberesit:
1 kg laker,
1 qepe,
1&1/2 gote oriz, 
2 luge gjelle salce domatesh,
1 koncentrat supe,
3luge gjelle me vaj ulliri, 
kripe,piper.

Pergatitja:
Pastrojme lakren, e grijme ne copa te medhaa dhe e vendosim ne tenxhere shtojme dhe qepen e grire imet, 2gota uje dhe koncentratin i vendosim te zihen per 15minuta, me pas shtojme salcen, orizin rregullojme me kripe e piper e lejme 20 minuta te zihet ne zjarr te avashet nese duhet uje shtojme dhe pak 5minuta para se ta heqim shtojme dhe vajin eshte gati,kjo recete eshte per 5 persona. Ju befte mire 

Monday, January 27, 2014

Mousse me cokollate (Receta nga Sona Feimi)


200g cokollate e zeze
4 kokrra veze
1 luge gjelle sheqer
1 luge gjelle gjalp

Shkrijme cokollaten ne banjo mari dhe e heqim. Ndajme te verdhat e vezeve nga te bardhat. Marim te verdhat i rrahim me gjalp e sheqer derisa te shkumezohen, i bashkojme me cokollaten. Rrahim te bardhat derisa te behen si shkume e bardhe e te mos levizin. E bashkom avash avash te cokollata e verdhat e vezeve duke e perzier nga lart posht. E fusim ne frigorifer per 5-6 ore.
Ju befte mire 

Supe me patate e karrota (Receta e derguar nga Sajmira)


Na duhen: 6 patate mesatare 3 Karota 1 koke preshi Gjysem tuge majdanoz Limon , kripe, piper i zi, 1 lge kafeje piper te kuq. 1 luge gjalpe. Dhe pak buke te thekur (frigania)
Pergatititja:
Pastrojme patatet , karrotat , i vendosim ne tenxhere , me 6-7 gota uje , shtojme majdanozin , preshin... Kripe piper te zi. I leme te zjejne sa te zbuten , heqim perimet menjane i futim ne mikser ose ne mulli te perimeve dhe i shtypim plotesisht. Hedhim masen e mikserit ne lengun e mbetur ne tenxhere ,zjejme akoma pak duke shtuar piperin e kuq dhe gjalpin. E sherbejme ne pjata me buke te thekur .

Oriz (Risotto) me gaforre (Receta e deguar nga Sajmira)



5 gafore 
500 gr oriz
1 qepe
1 luge uzo
1 luge koper i grire holle
Piper , Kripe 
Vaj

Pergatitja
Gaforet duhet te kemi kujdes te jene te gjalla.
Vendosim ne tenxhere gaforet me uje te bollshem, i zjejme sa te ndryshojne ngjyre nga jeshil ne te kuq.

Sapo te zjehen i heqimnga tenxherja .lengune kullojme ne nje site te holle.

Ne tenxhere shtojme qepen e skuqim pak sa te zbutet e shuajme me uzo (ose leng limoni ) shtojme orizin, erzat me radhe dhe 1 luge kafeje piper te kuq.

Une e mas ne kete menyre orizin me ujin, (1 gote oriz 1 gote uje).

Shtojme lengun e gaforeve ne oriz,  dhe e zjejme deri sa te pije lengun. Me pas vendoseni ne forma ose pjatat e sherbimit .

Gaforet hapini shtoni pak piper te zi nga brenda , ju befte mire 

Omëletë me perime (Receta e derguar nga Brikena Metaj)




Qepë, 
speca, 
spinaq, 
sallam,
salçiçe, 
parmixhano ose guda, 
5-6 vezë, 
djath të bardhë

Omëleta me perime është një ndër të preferuarat e mia. Më ka rezultuar si e vetmja mënyrë që fëmijët e mi të mos më refuzojnë konsumimin e perimeve. E thjeshtë, e shijshme dhe shumë e shëndetshme. Përdorimi i perimeve mbetet në dorën tuaj, mund të përdorni gjithçka keni në frigorifer.

Presim qepët në rrathë të mëdhenj, specat në fije, perimet e tjera nëse dëshironi dhe I kaurdisim lehtë në tigan me pak vaj ulliri sa të zbuten, bashkë me sallamin, salçiçe apo proshutë. Shtojmë djath të bardhë,pak kripë e piper. Rrahim vezët mënjanë. Para se të hedhim vezët shtojmë spinaqin, e kaurdisim jo më shumë se 2 min. Hedhim vezët dhe me kujdes nxjerrim lart mbushjen në mënyrë që vezët të mos mbeten në sipërfaqe. Hedhim pak kripë, piper, curry (I jep nje ngjyrë të verdhë të bukur) dhe djathin kaçkavall. Lemë në zjarr për dy deri tre min, më pas tiganin ku kemi omëletën e futim në furrën e parangrohur në 200 gradë për të marrë faqe.

Pasi e shohim që është mpiksur mirë e nxjerrim, e godasim pak tiganin sa të shkëputet omëleta dhe e përmbysim në një pjatë. Përmbysim sërish në një tjetër dhe e presim në feta.
Ju bëftë mirë!

Ps.
Duket më e komplikuar nga sa është në të vërtetë.

Embelsire me cokollate dhe sherbet (Receta nga Ervina Saliu)


Perberesit:
3-filxh caji miell (qe fryhet vete),
1-filxh caj gjalp te shkrire,
2 filxh arra (te prera ne copa),
200gr cokollat te zeze ose 2 lug gjelle kakao,
2-lug te vogla pluhur per pjekje, (Baking Powder, Peciv)
3-veze,
1-filxh caji me qumeshet,
1-filxh caj sheqer,
1-luge gjelle liker mandarine (ose cfare te keni ne shtepi).

Per sherbetin:
1-gote uji sheqer,
1-got e gjysem uje,
1-shkop kanele,
100 gr cokollate.

Pergatitja:
Rrahim ne mikser vezet me sheqerin per 10 min, me pas shtojme gjalpin e shkrire duke vazhduar perzierjen, shtojme dhe qumeshtin dhe likerin dhe i perziejme, nese hedhin cokollate e shkrijme e ftohim dhe e hedhim ne masen e vezeve, nese perdorim kakao e hedhim ne tas bashke me meillin, pluhurin per pjekje embelsirash, arrat dhe i perziejme mire. Me pas i hedhim te masa e vezeve i perziejme sa te behet nje mas homohene dhe jo shume e trashe, e hedhim ne tave te lyer me yndyre e pjekim ne 180 gr per 25-30 min. E nxjerrim dhe e leme te ftohet. Ne nje tenxhere veme perpersit e sherbetit te ziejne percec cokollates,nga momenti qe mer vale e lejme akoma 6 min, e heqim, i grijme cokollaten e lejme te ftohet pak dhe ja hedhim embelsires qe e kemi lene te ftohet dhe eshte gati per servirje. Ju befte mire :)

Kek me kakao dhe recel qershije (Receta nga Ela Rexhmati)


Perberesit:
200gr sheqer,
150gr gjalp i shkrire,
3 veze,
300 gr miell, 
2 luge kafe baking powder, 
2 luge kafe vanilje,
50 gr kakao,
200 gr recel qershije.

Pergatitja:
Perzijme gjalpin me sheqerin mire e mire me mikser ne nje tas tjeter hedhim miellin, baking powder, kakaon, vaniljen, i perzijme me luge. Tek gjalpi shtojme nje nga nje vezet i perzijme derisa te behet si krem me pas shtojme miellin, i perzijme mire e mire hedhim gjysmen e brumit ne forme te lyer me gjalp me pas recelin dhe pjesen tjeter te brumit siper. I pjekim ne furre te parangrohur ne 180 grade per 30-40minuta. Ju befte mire 

Gurabije te mbushura me marmalate (Receta e derguar nga Nina)


Perbersit: 
500 gr miell
200 gr margarine
2 veze (te verdhat)
5 luge sheqer dhe marmelade ose recel sic e quajne disa
1 kore e renduar limoni
pluhur sheqeri

Ne nje ene perziejme me mikser margarinen me sheqerin, i hedhim dhe te verdhat e vezes, koren e limonit, 
hedhim miellin dhe e perziejme derisa te behet nje mase e caktuar
Pastaj hapim nje pete te madhe 1 cm trashtesia dhe me disa kallupa dekorues nxjerrim embelsirat, pastaj i lyejme me marmelade ne mes dhe i bashkojme. Ju befshin mire 

Sunday, January 26, 2014

Sallam prej çokollate (Receta e derguar nga Brikena Metaj)



2 vezë,  
200 gr çokollatë e zezë 
300 gr biskota 
100 gr sheqer 
150 gr gjalpë

Shkrijmë çokollatën në banjëmari. Shtypim dhe thërrmojmë biskotat, përziejmë sheqerin me gjalpë, vezë, shtojmë çokollatën e shkrirë dhe biskotat e thërrmuara. Hapim mbi letër alumini, një letër kuzhine për pjekje dhe e mbështjellim role në formë sallami. Vendoset në frigorifer sa ë forcohet. Pritet në feta dhe është gati për t’u shijuar. Ju bëftë mirë!

Byrek me mish të grirë dhe rrush (Receta e derguar nga Brikena Metaj)



400 gr mish I grirë 100 gr salçiçe të grira ½ gotë verë të bardhë 1 lugë salcë domate Perime sipas dëshirës Rrush I kuq (razaki) Peta Gjalpë Vaj ulliri
Kaurdisim lehtë perimet me një lugë gjalpë dhe 1 lugë vaj ulliri dhe një fletë dafinë. Shtojmë mishin e grirë dhe salçiçet e grira. Shuajmë më verë të bardhë, shtojmë salcën e domates dhe gatuajmë për 30 min në zjarr të ulët. Shtojmë rrushin e larë mirë dhe gatuajmë akoma për 2-3 minuta. Shtrojmë në tepsi njëra pas tjetrës të spërkatuara më gjalpë 6 peta të holla duke I lënë pak të dala nga jashtë. Mbi to në brendësi të tepsisë hedhim mbushjen dhe perthyejmë lehtë anët e petave. Pjekim në 200 gradë për rreth 30 minuta. Ju bëftë mirë!

Castagnole me krem (Receta nga Silvana Belishaku)



Perberesit:
200 gr miell,
2 veze,
20gr gjalp,
40 gr sheqer,
4 gr fryres embelsirash ,
lekuren e nje limoni,
2 luge pije rrum ose rraki (nqfs nuk keni) 

Pergatitja:
Bejme brumin me perberesit e me siperm dhe e leme te pushoje, me pas e leme te pushoje per 20 minuta, bejme format si ne foto, me pas i skuqim ne vaj te nxehte duke i kthyer shpesh, me pas i veme ne leter kuzhine, i mbushim me krem pasticerie (Receten e gjeni ketu), i lyejme me pije alchermes, i kalojme ne sheqer dhe jane gati per servirje.
Ju befte mire :)