Thursday, October 31, 2013

Supe me presh dhe mish pule (Receta nga Ela Kotarja Rexhmati)

Perberesit:
1 kg mish pule,
2 presh te prere ne copa te vogla,
2 kokrra qepe te prere,
3 karrota,
majdanoz,kripe, piper
nje gote uji oriz per supe 

Pergatitja:
Vendosim ne tenxhere mishin i hedhim uje dhe e lejme te zihet deri kur te zbutet mishi.me pas e heqim mishin e ndajme ne copa te vogla dhe e hedhim perseri ne tenxhere shtojme presht, karrotat, qepet, kripe dhe piper, i leme te zijne ne zjarr te avashet per 20minuta. Me pas shtojme dhe orizin dhe i lejme te zihen derisa te hapet kokrra e orizit. Supa eshte gati. Del shum e shjshme. Ju befte mire 

Gjelle me bishtaja (Receta e derguar nga Ervina Saliu)



Perberesit: 
500gr bishtaja,
2-qepe,
2-hudhra,
2-patate,
nje filxhan me salce domatesh.

Pergatitja:
Lajme bishtajat i pastrojme nga bishtat i presim ne copa.Ne tenxhere skuqim lehte qepet dhe hudhrat me pas shtojme patatet dhe bishtajat i skuqim gjerisa bishtajat te ndryshojne ngjyre i hedhim salcen,i mbulojme me uje (une i hodha leng mishi) dhe i lejme te ziejne ne zjarr te ngadalte perreth 50 min. Ju befte mire :)

E falenderoj Ervinen :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

Pete misri me presh (Receta nga Ada)



Marrim miell misri 2 gota te medha...perziejme me uje dhe e bejme te holle, jo te trashe sepse e del si buke misri e trashe, pastaj hedhim preshin qe e kemi pergatitur ne tigan (1 kg presh e grijme dhe e hedhim ne tigan ta skuqim, pastaj nje ene te vecante hedhim 2 veze dhe 3 luge kos, i perziejme bashke me vezen hedhim dhe pak djath te bardhe dhe pastaj e hedhim te preshim e perziejme 5 min bashke me preshin dhe pastaj e hedhim tek mielli i holluar...pastaj e shtrojme ne nje tepsi dhe e pjekim,,pastaj ju befte mire :)

Byrek me spinaq (Receta nga Ela Kotarja Rexhmati)


Perberesit: 

Per brumin:
700gr miell,
2 luge kafe uthull, 
5 luge kafe vaj,
1 luge kafe kripe dhe uje te vaket.

Per mbushjen:
1 kg spinaq,
1 veze,
kripe, vaj

Bejme brumin me perberesit dhe e lejme 30minuta, nderkohe pergatisim mbushjen...Marim spinaqin e pastrojme mire e mire e grijme dhe e hedhim ne nje tenxhere te thelle hedhim vaj dhe e skuqim per pak minuta,me pas shtojme uje dhe e lejme te zihet ne zjarr te avashet derisa te zbutet. I shtojme kripen e heqim nga zjarri rrahim vezen me pirun dhe e hedhim tek spinaqi gjella eshte gati nese duam mund te shtojme dhe copa djathi. Marim brumin e ndajme ne 2 pjese dhe pjesen e pare e ndajme ne 8 pjese te vegjel dhe i hapim nje nga nje sa nje pjate dhe cdo pete e lyejme me niseshte i vendosim njera mbi tjetren dhe hapim nje pete te madhe e hedhim ne tepsi ku i kemi hedhur vaj hedhim te gjithe gjellen siper hedhim peten tjeter te cilen e kemi bere si peten e pare. Presim byrekun i hedhim vaj siper dhe e pjekim per 30minuta ne 180grade.J u befte mire 

Qofte me mish pule (Receta nga Ervina Saliu)


Perberesit: 
Mish pule rreth 200 gr,
2-qepe,
2-hudhra,
1-fete buke e ndenjur( e zbutur para ne uje),
1-veze,
miell per te lyer qoftet dhe vaj per skuqje.

Pergatitja:
Marim mishin e pules duhet te jete i zier ose i pjekur(une e bera me mish qe me kisha futur ne furre) e presim ne copa te vogla,shtojme ne te qeet dhe hudhrat e prera imet,vezen buken e ndenjur dhe erza sipas deshires tuaj.I perziejme mire dhe i lejme per 1 ore ne figorifer te mbuluara,I marim me pas i bejme formen qe deshirojme i lyejme me pak miell dhe i skuqim ne vaj te nxehur. Ju befte mire

Recel ftoji (Receta nga Ervina Saliu)


Perberesit: 
1-kg ftoj,
700-gr sheqer,
2-gota uje,
1-limon.

Mbushim nje tas te madh me uje dhe shtrydhim gjysmen e limonit. Marim ftojte i qerojme dhe i presim ne kubike te vegjel dhe i vejme te tasi me uje. Me pas kur ti kemi mbaruar te gjitha i shplajme i kullojme mire dhe i vendosim ne tenxhere bashke me sheqerin dhe ujin ,i lejme te ziejne per 10 min,duke i heur vazhdimisht shkumen qe krijohet.E vejme menjane tenxheren dhe e lejme per 24 ore.Diten tjeter e vejme recelin te ziej ne te temp mesatare gjer sa te trashet .Pak min para se ta heqim i shtojme lengun e limonit.Nje recel fantastik.
Ju befte mire :)

E falenderoj Ervinen :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

Wednesday, October 30, 2013

Torta Arte (Receta nga Alma Dudi Palokaj)


Perberesit per brumin: 
250 gr miell per torta .
1 luge kafe me sode buke ose 1 buste Lievito .
50 gr niseshte ,
150 gr sheqer, 
3 veze, 
100 gr gjalpe, 
esence limoni. 

Perberesit per kremin: 
500 gr mascarpone, 
karramele te buta (sipas deshires) 
ngjyre per ushqime,
500 gr panna montata (shllag) 

Pregatisim pandispanjen:
Tundim te kuqet e vezeve me sheqerin shtojme me rradhe miellin, niseshten ,lieviton, gjalpin dhe ne fund te bardhat e vezeve te tundura dhe esencen e limonit. Brumin e hedhim ne tepsi dhe e pjekim ne furre me 180grade per 35 min. Kur te ftohet e presim ne tre disqe. 

Pregatisim kremin: 
Mascarponen e perziejme me sheqer dhe ngjyren sipas deshires. Une i kam ba kremin bojqielli per tu futur ne mes te tortes dhe panna montata me ngjyre te roze. Marrim kremin me mascarpone dhe e shtrojme ne mes te pandispanja. Sipas shtresave. Siper shtreses se fundit i hedhim panen e montuar dhe i hedhim siper karramelet e prera si ne foto. Karramelet e tjera i vendosim anash per dekorim. E vendosim ne frigorifer per tre ore ose tek ngrica nje ore. Ju befte mire :)

E falenderoj Almen :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

Rolo me presh dhe mish te grire (Receta nga Ela Kotarja Rexhmati)


Perbersit per petat:
750 gr miell, 
1/2 luge kafe maja,
1/2 filxhani kafe vaj dhe uje sa te mari,

Per mbushjen:
4 prase te grire, 
400 gr mish te grire,
4 luge gjelle vaj, 
1 filxhan kafe galete (buke e thekur e grire imet ne blender),
1 filxhan kafe qumesht,
2 veze,
1 filxhan djath i coptuar me dore,
2 lug gjelle majdanoz i grire imet,
kripe, piper, dhe vaj per petat

Pergatitja:
Vendosim miellin ne tas hedhim majane e perzijme me pas shtojme kripen, vajin dhe ujin dhe vazhdojme e bejme brum deri sa te mos na ngjiten duart e lejme brumin 30 minuta.

Pergatisim gjellen:
Ne nje tigan te thelle hedhim prasin me gjys filxhani uje dhe e leme per pak as te thithi ujin. Shtojme vajin dhe e leme 5 min. Me pas hedhim kimane e perzijme mire e mire i lejme 10min,pastaj hedhim qumshtin, galeten i lejme te zihen ne zjarr te avashet 5 me 6 min e rregullojme me kripe dhe piper.heqim nga soba e lejme te ftohet pak dhe i hedhim djathin dhe vezet ne fund majdanozin. I perzijme mire e mire.

Brumin e ndajme ne 6 pjese. Marim njeren e hapim pete i hedhim pak vaj dhe hedhim gjelle ne krye te petes e mbledhim peten ne forme roloje.keshtu bejme me te gjitha,ne fund hedhim vaj siper dhe e pjekim per 30 minuta ne 180 grade. Ju befte mire 

E falenderoj Elen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Kabuni me rrush te thate (Receta e derguar nga Rudina)

1 gotë uji me oriz
2 gota ujë
250 ose 300 gr rrush të thatë
400 gr sheqer
kanellë dhe karafil për aromë.
4 luge gjelle gjalpë për skuqjen e orizit

Përgatitja:
Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe më pas shtojmë orizin (e shpëlarë nga papastërtitë më parë) dhe fillojmë t’i trazojmë së bashku duke e skuqur pak. Orizi gjatë skuqjes duhet të marrë ngjyrë paksa të kuqërremtë. 
Pasi orizi është skuqur shtojmë ujin dhe e trazojmë gjatë hedhjes së ujit. Pastaj e lëmë orizin të ziejë. Pasi shteron uji dhe orizi është zierë mirë e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet vetëm për 5 min
afërsisht (sepse kur është shumë i nxehtë orizi shkrin sheqerin menjëherë. Në një enë tjetër fillojmë të shtrojmë një shtresë me oriz dhe mbi sipërfaqen e tij shtojmë sheqerin të hapur njëtrajtësisht , kanellë , rrush të thatë dhe pak karafil sa për aromë. Pastaj fillojmë me shtresën tjetër të njëjtën procedure si më parë , derisa të arrijmë tek shtresa e fundit. Edhe në sipërfaqen e shtresës së fundit i hidhet sheqer , kanellë , rrushe i thatë dhe pak karafil. Pasi është pak i ngrohtë orizi e mbulojmë me një enë tjetër për të bërë të shkrijë sheqeri. Në fund të enës do të krijohet një lëng kaf si sherbet, i cili është sheqeri i shkrirë. Atëherë kabunia është gati dhe mund të sherbehet. Ju befte mirë 
E falenderoj Rudinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Torte piramide: (Receta e derguar nga: Nazmie Hasani)



Nevoiten:
8 vezë
8 lug sheqer
8 lug miell
1/2 pako adetiv për brum
250 ml qumsht
250 gr sheqer
125gr gjalp
100gr qokollat për gatim
150 gr arra te grira
150 gr biskota te grira
2 pako krem pana 250 ml qumsht

Pergaditja:
Ne ene te thell i thyejm vezet dhe i rrahim me mikser. Shtojm 8 lug sheqer.Pasi shkrihet sheqeri shtojm adetivin per brum se bashku me 8 lug miell dhe i perziej deri sa te bashkohet masa.

Ne tave shtrojme nje leter. Brumin per pandispanje e hedhim ne tave.Taven e veme ne furr pjekim 20 min ne temperatur prej 200 grad. Nderkoh e pergadisim kremin. Ne tenxhere hedhim 250ml qumsht dhe 250mg sheqer. Pastaj ne tenxhere shtojm gjalpin ,thyejm qokollaten pasi te jen shkrir qokollata dhe gjalpi, tenxheren hjekim nga zjarri.

Ne tenxhere i shtojm arat e grira dhe biskotat e grira.
Pandispanjen e pjekur e presim ne 15 shirita te njejta.

Ne derrasen per prerje rendisim 5 shirita pandispanje, ne mes te shiritave i shtojm kremin e pergatitur me par ,siper kremit i rendisim 4 shirita i lyejm me krem .

Siper kremit i shtojm 3 shirita ,edbe ato i lyejm me krem. Siper rendisim 2 shirita i lyjm me krem dhe ne fund e vem shiritin e 1, edhe ate e lyejm me krem .

Ne enen per perzierje e hedhim qumshtin e mbetur dhe pluhrin per krem pana ,i rrahim me mikser deri sa te fiton dendesin e duhur.

Me ndihmen e shirindut te kuzhines torten e mbulojm me krem pana , siper hedhim pluhur qokollate.

Zbukurimin e perfundojme me cokollate te shkrire. JU BËFTË MIRE.

E falenderoj Nazmien! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!

Sallate Ruse: (Receta nga Marina)



Perberesit: 
1 filxhan fasule te thata te ziera, 
1 filxhan turshi kastravec i prere holle, 
1 filxhan karrota te ziera te prera holle, 
1 filxhan patate te ziera te prera ne kubike te vegjel, 
1 rrenje panxhar i zier i prere ne koubike te vegjel, 
1 rrepe e zier e prere ne kubike te vegjel, 
1 filxhan bizele kokerr te ziera, 
majoneze, kripe piper. 

Pergatitja:
Vendosim te gjitha perimet ne enen e sallates . Hedhim mayo sipas deshires shtojme kripe piper dhe e servirim te ftohte .

Eshte sallate ideale per te shoqeruar peshk dhe receta me prodhime te detit .

E falenderoj Marinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/emirepritur.

Pene me kima ne tave: (Receta e derguar nga: Daniela Pepa)


500 gr makarona pene
500 gr mish i grire
1 qepe te madhe
1 spec jeshil
1 domate
pak salce gjelle
sallam te prera ne feta

Per beshamelin:
1 liter qumesht
pak gjalp
2 luge miell..

Pergatitja:
Ziejme makaronat ne fillim vetem 5 min sepse me vone do i vejme ne furre.Ne nje tigan bejme gati kimane,hedhim qepen e grire e skuqim derisa te marri ngjyre,pastaj hedhim specin i perziejme bashke,me vone hedhim mishin e grire,dhe pastaj domaten dhe pak salece gjelle..i perziejm bashke dhe i hedhim 1 gote uje qe te ziejne bashke per 5 min...Bejme beshamelin gati,hedhim gjalpin dhe miellin i perziejme bashke,pastaj hedhim qumeshtin,dhe i perziejme se bashku derisa masa te trashet ....
Ne nje tave per furre shtrojme makaronat pene pastaj hedhim kimane,shtrojme prape makarona dhe kimane siper,dhe ne fund shtrojme perseri makaronat,vejme siper sallamin dhe i hedhim beshamelin siper,dhe i vejme ne furre qe te piqen...Ne fund kur te jete gati lereni te ftohet pak..Ju befte mire..

E falenderoj Danielen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!

Embelsire me sherbet (Receta nga Ela Kotarja Rexhmati)


Perberesit:
250gr gjalp ne temperature dhome,
125gr sheqer,
200gr kos shum i trashe,
1 lug kafe vanilje,
2 lug kafe baking powder,(pluhur per embelsira, peciv)
250gr miell i verdhe semolina,
200gr bajame te grira.

Per sherbetin:
200gr sheqer,
150 uje,
dhe lekuren e nje limoni.

Pergatitja:
Ne nje tas hedhim gjalpin shtojme sheqerin i perzijme me dore mire e mire shtojme kosin, vaniljen,baking powder, i perzijme me pas shtojme miellin, bajamet i perzijme.

Marim nje tepsi vendosim leter pjekjeje dhe hedhim brumin e pjekim ne furre te parangrohur ne 180 grade per 20min.

Pergatisim sherbetin e zijme 10min.e heqim embelsiren pasi kan kaluar 20minutat i hedhim sherbetin dhe e fusim embelsiren dhe 10min ne furre. Ju befte mire:)

E falenderoj Elen 

Rafaello torte! (Receta e derguar nga: Lola)


Perberesit:
- 130 gr cokollate per zierje 
- 6 veze 
- 130 gr gjalp
- 100 gr sheqer pluhur
- 1 vanilla sheqer
- 100 gr miell
- nje luge te cajit aditiv
- 2 hoplla (schlagobers)
- 3 cokollata te bardha (jo cokollat te kuzhines, po psh. Milka e bardh. gjithsejt 300gr)
- marmelade te kajsis 200gr
- Kokos
- Rafaello

Pergatitja:
-Vezet i ndan, te bardhen e vezes e rrahim me mixer dhe me pas i hedhim sheqerin.

- Me nje ene tjeter hedhim: gjalpin, sheqerin pluhur vanilla dhe te kuqen e vezes...

Te gjithat i perziejme (per deri sa te
nxehet fura, un e qes qokollaten me nje piate dhe e fus ne furre qe te shkrihet).

Cokollaten e shkrire miellin aditivin i hedhim ne kete mase dhe i perziejme.

Tani perzijme dy masat, me nje lug jo mixer!

Sa me shpejt behet perzirja aq me mire behet torta

Piqet 45 min 180°

Torten e leme gjat nates te ftohet.

Cokollaten e bardh me hoplla (Schlagobers) e ziejme deri sa te shkrihet edhe e heqim nga zjarri dhe her pas here e perzieni qe te mos behet shtrese e forte cokollata, dhe e leme ne frigorifer gjate nates.

Te nesermen kremin e perzieni me mikser, e ndani torten ne 2 pjese dhe e lyeni ne mes me marmellade.

E lyen torten me krem dhe e dekoron me rafaello edhe me kokos. Ju befte mire!

E falenderoj Lolen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe, eshte i/e mirepritur!

Melci te skuqura (Receta e derguar nga Sajmira)



1 Kg melci te prera 
Kripe 
Piper te kuq
Rigon
Vaj per skuqjen
Miell per skuqjen
Qepe te grira holle
Majdanoz Mbas deshires

Pergatitja:
Lajme mire e mire melcine , e presim ne kubike jo shum te vegjel qe mos te thahen plotesisht gjate skuqjes. i kriposim, i kalojme ne miell dhe i vendosim ne tigan me vaj te nxehte, i skuqim per 5 minuta nga te dyja anete, i heqim nga zjari ne nje pjate ju shtojme rigon nga siper , majdanos dhe piper te kuq, shtojme mbi pjate dhe lengun e mbetur ne tigan nga siper dhe jemi gati. Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Buke shtepie (Receta e derguar nga Sajmira)


Perberesit:
Miell 2 Kg
Maja 60 gr (E thate)
Uje sa te mare (Uji i vaket)
Kripe 1 luge caji
Vaj ulliri 2 luge gjelle

Pergatitja:
Ne nje ne gatimi sitim miellin, shtojme majane te holluar me pak uje te vaket , kripen ,dhe vajin. Vazhdojme te mbledhim brumin duke shtuar uje te vaket , deri sa brumi te behet.(E punojme sa mos te ngjitet brumi ne duart) Lyejme tepsine me vaj dhe shtrojme brrumin,e mbulojme me nje picete te paster dhe e leme te fryhet per 60 minuta ne vend te ngrohte te fryehet. E pjekim ne 200 gr C per 60 minuta. Mbas pjekjes e heqim nga furra dhe e kethejme permbys ne picete te paster dhe e mbeshtjellim qe te qendroje e bute. Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Qofte me djathe (Kaserokroketes) (Receta e derguar nga Sajmira)





300 gr dajthe i verdhe guda (Djathe tosti) 70 gr kackavall i grire me rende holle. 2 veze. 3-4 luge miell.
Pergatitja: I grijme djathrat me rende i vendosim ne nje tas , shtojme vezet , miellin dhe i punojme mire ,nese ngjitet ne duar shtoni akoma pak mjell.
Keputim pjese te vogla dhe ju japim formen qe duam . Ne tenxhere te felle shtoni 500 mil vaj lule dilli ,sapo te nxhet zkuqim masen e pergatitur , dhe jane gati. Ju befshin mire :)
E falenderoj Sajmiren :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

Tuesday, October 29, 2013

Byrek me pete te gatshme (sfogliat) dhe kerpudha (Receta nga Silvana Belishaku)



Perberesit:
1 pete sfogliat,
400 gr kerpudha,
2 luge pana,
1 pako panceta, (mish i thare) 
5 feta djathi per tost,
2 veze,

Pergatitja:
Ne tepsi hapim peten sfogliat,e çpojme me pirun, me pas hedhim kerpudhat e konservuara ose te fresketa (te skuqura dhe te shuar me pak vere te bardh) hedhim pancetat, djathin per tost te bere ne copa te vogla, me pas ne tas rrahim vezet i hedhim 2 luge pana, i perziejme dhe ja hedhim byrekut siper, e fusim te piqet ne furre te nxehte 220 ° per 25 mint. Ju befte mire 

E falenderoj Silvanen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Supe me qofte (Receta e derguar nga Sajmira)



Perbersit:
400gr Kima (mish te grire)
2 kokra veze
5 luge oris ( supe )
1 limon
piper te zi , kripe
Majdanos

Pergatitim me pare qoftet e vogla, ne nje ene vendosim kimane ,majdanos ,1 luge oriz ,1 veze , pak buke te qullur me pare me uje dhe te shtrydhur mire nga uji.

I perzjejme te gjitha bashke , i bejem ne forma topi te vogel sic i shihni ne foto.

Ne nje tenxhere shtojme 4 gota uje , kur te mare vale hedhim topat e vegjel qe beme , sapo te marin vale shtojme orizin ,piperin e zi ,kripen, i leme te valojne .

Ne vazhdim gjate zjerjes do filloje te ntrashet lengu , ne nje pjate nga lengu qe zjen ne tenxhere marim 3 luge shtojme vezen ne pjate i perzjejme per pak shtojme dhe limonin.

Kur shohim se supa eshte ntrashur dhe orizi eshte zbutur , ( jo te ntrashet shum te kete 2 gishta leng mbi tenxhere ) e heqim nga zjari shtojme vezen qe trazuam me lart me limon .Supa eshte gati  Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Pogace e mbushur (Receta nga: Vlora Osmani)



Perberesit:

Per brumin:
1.200 gr miell
25 gr kfasac( maja)
500 mil qumesht
2 veze

Per fill:
500 gr djath te gricmuar ose gjize
2 ve ( te bardhe te vese).
100 ml gjalpe per lyerjen e peteve

Per lyrje siper:

1 i kuq i vese 
2 lug vaj

Gjithashtu per dekorim siper: 

susam dhe origano (sipas deshires)

Gatuajme brumin pastaj ndajme 1/8, nga kjo pjese ndajme 5 kuleq (toptha) dhe i rrisim ne madhesi te pjates mesatare. 4 pete lyejme me gjalpe dhe vendosim siper njera tjetres. Peta e peste nuk lyhet, pastaj pritet si ne foto ne forme lule. Vendoset ne tepsi te lyer me gjalpe dhe me leter per pjekje. Brumin e mbetur e ndajme ne dy pjese te barabarta dhe nga keto dy pjese formojme dy pete, ku lyhen me gjalpe dhe u hidhet filli siper.

Mbeshtillen vec e vec ne forme rolle, pastaj nga te dy rollet formojme bistekun si ne foto. Nga ky bistek ndajme me thike 5 cope dhe vendosim ne pjesen e pare (ne mes te lules) .

Pjesa e mbetur (bisteku) mbeshtillet (kufizohet) per rreth pjeses se pare (lules). Pastaj lyhet siper dhe i hidhet susam dhe origano. Lereni te qendroj afer 30 min te mbuluar.Pritet me thike si ne foto. Ne fillim piqet ne temp. 180 grade per 35 min. Pastaj ia ngrisim temp ne 220grade.

Pasi te merr ngjyre te kuqrremte e mbulojme siper me folje dhe lereni edhe 15 min. Ne temp. 180 grade.

Ndoshta do ju ndihmojne fotot ne proceduren e pergatitjes.

E falenderoj Vloren! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!

Pica te vogla ne forem lule (Receta nga Silvana Belishaku)


Perberesit:
1 pete pete te gatshme (sfogliat),
200 gr domate te fruluara , (te bera leng) ose salce
1 lug gjelle vaj ulliri ,
rigon ,
sipas deshires mund ti hedhim djath pice, ton, etj...

Pergatitja:
Hapim peten sfogliat dhe me ndihmen e nje forme biskotash u japim forem, i reshtojme ne tepsi te shtruar me leter kuzhine, me pas ne tas hedhim domatet e fruluara, 1 lug vaj ulliri, rigon dhe pak kripe, i perzihejme dhe me lugen e kafes u hedhim nga nje luge siper, sipas deshires u hedhim copa djathi per pica, ose ton.
Keto pica jane te preferuara per femijet  Ju befte mire 

E falenderoj Silvanen  Kushdo qe ka deshite te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Oriz (Risotto) me kerpudha (Receta e derguar nga Silvana Belishaku)



Perberesit:
1 gote e gjysem oriz ,
250 gr kerpudha te fresketa ,
200 gr domate ,
1 qepe te njome ,
3 luge vaj ulliri ,
50 gr gjalp ,
1 tufe majdanoz ,
piper te zi ,
1 lt uje te zier me 2 kub supe (brodo)
100 gr djath te grire

Pergatitja:
Grijme ne rathe te holle qepen dhe e skuqim me vajin e ullirit me pas shtojme kerpudhat, i skuqim akoma, shtojm orizin, i skuqim pak, ne fund hedhim domatet e grira, i leme sa te ziejne pak, te shteroje uji i domates, dhe ne nje tenxhere ku kemi hedhur 1 lt uje dhe 2 kub supe e ziejme dhe ja hedhim orizit (risottos) pak e nga pak deri sa te zieje, ne fund hedhim gjalpin, djathin e grire dhe majdanoz te grire, i perzihejm mire dhe eshte gati per tu sherbyer. Ju befte mire

E falenderoj Silvanen Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

LA CREMA PASTICCIERA: (Receta e derguar nga Keti Noga)



Pèrbèrèsit per 6 persona:

3 vezè tè plota,
1 limon,
3 gota qumèsht,
3 lugè gjèlle sheqer,
3 lugè gjèlle miell (75gr).

Pergatitja:
Pèrzieni nè njè tas 3 vezèt me 3 lugèt e sheqerit (90gr) miellin 3 lugè e 1 lugè gjèlle me lèkurèn e limonit tè grirè.

Merni 1 tenxhere hidhni brènda 3 gotat e qumèshtit e lèreni tè ziej sa tè mari cipèn e parè hiqeni nga zjarri e merni masèn epèrgatitur mè parè dhe hidheni brènda nè qumèsht ngadal duke e pèrzier me luge, pastaj vèreni tenxheren nè zjarr e trazojeni pèr disa min nè zjarr tè ngadaltè e shpèrndajeni nè pjata ose tasa tè vegjèl. (nè vénd tè limonit mund ta zèvèndsoni me kafe ose me kakao sipas dèshirès tuaj.) Ju bèftè mirè

E falenderoj Ketin! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!

Foto eshte marre nga interneti sa per ilustrim!

Torte me molle (Receta nga Liridona Mustafa)



Per brumin:
300 gr miell
1/2 pluhur pjekes (Baking Powder, Peciv)
1 veze 
150 gr gjalp
70 gr sheqer pluhur
levoren e nje limoni te grire

Mbuushja:
5 molle
qershi kompostoje
100 gr gjalp
120 gr miell
nje maj thike pluhur pjekes
100 gr sheqer pluhur
1 vanilje,
kanelle

Pergatitja:
E gatuajme brumin dhe e leme gati per 1 ore e gjysme per te pushuar ne frigorifer, pas pushimit e hapim si pete ne nje tepsi me diamter 25x35 cm dhe mbi brumin vendosen mollet dhe qershit e grira .Pastaj marim gjalpin 100 gr, miellin 120 gr, pluhurin pjekes nje maj thike, sheqerin pluhur i perziem keto dhe e sperkasim permbi mollet. E pjekim 40 min ne temp 180 grade dhe pasi te piqet e presim sipas formes qe deshironi  Ju befte mire 

E falenderoj Liridonen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Pete me Cironka "Sardele te vogla" (Receta e derguar nga Sajmira)



Perbersit per brumin:
150 - 200 gr mjell 
1 Luge te vogel uthull
1 Luge te vogel vaj ulliri
1 Luge kripe te vogel
1/2 Filxhan uje te vaket

Per mbushjen.
Cironka "Sardele " 500 gr
1 qepe e mesme te grire rrumbullake.
2 domate te mesme
Kripe - Piper
Majdanoz 1 Luge gjelle

Pergatitja:
Ne nje tas punojme te gjithe perbersit e brumit, sapo te behet nje brume elastik e hapim me duar ne siperfaqe te tepsise te lyer me vaj. Presim domatet dhe qepen ne rodeles "Forme rumbullake" dhe majdanozin te prere holle, i lyejme perimet me piper dhe kripe i shtrojme mbi brumin e shtruar ne tepsi, ne fund shtojme dhe cironkat ... dhe pjekim ne fure te parangrohur ne 180 gr C per 35-40 minuta. Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne keet faqe eshte i/e mirepritur