Monday, April 28, 2014

PATLLIXHANE NE FURRE (Receta nga Leonora Pane)


2 patllixhane te medhaja, 
50g buke te grire, 
50g djath te grire, 
4 luge vaje ulliri, 
piper i zi dhe kripe. 

Pasi ti keni lare patllixhanet prejini ne katrore te mesatare, hidhini kripe dhe piper te zi dhe lerini per 10min duke i trazuar 2-3 here, pastaj hidhni buken e grire dhe trazojini mire e hidhuni ne nje tepsi me leter furre e futini te piqen ne 180° per 25min, 5 min para se ti hiqni hidhni djathin e grire, kur ta shikoni qe djathi eshte shkrire mind ta hiqni dhe jan gati per tu servirur. 

Hamburger ne kushte shtepie (Receta nga Ervina Saliu)


Duhen per buken;
500 gr miell te bardhe,
1-luge maja,
kripe ,
uje,.

Ne nje tas hedhim miellin,kripen,me pas shtojme ujin e vakur ku kemi shkrire dhe brenda majane,e punojme brumin per disa min,me pas e lejme te dyfishohet,e marim e bejme ne topa i hedhim fara buke nga lart nese deshirojme ,e lejme per nje ore me pas e pjekim ne 200 gr per 10-15 min.

Per mbushjen;
200 gr mish te grire,
1-fete buke bajate,
majdanoz,
piper,
rigon.

I hedhim te gjitha perberesit ne nje tas, me pas e bejme ne topa dhe e hapim qe mos te jete shume e trashe, mishit i hedhim dhe 2 luge vaj, e veme ne tigan qe nuk ngjit pa vaj fare dhe i pjekim mire nga te dyja anet. Marim paninet i hapim ne mes i lyejme te dyja anet me majones ose kos,i vejme byftekun qe me pare i kemi vene dhe nje fete djath tosti,domate dhe cfardo tjeter qe deshironi,.Femijet do kenaqen shume Ju befte mire

Sunday, April 27, 2014

GJELLE ME BAMJE (Receta e derguar nga Leonora Pane)


1kg bamje, 
500g mish vici, 
1 qepe te madhe, 
3 luge vaje ulliri, 
3 luge salce domate, 
kripe dhe 4 gota uje, 

Merni tenxheren e presionit hidhni mishin te prere ne copa, vajin dhe qepen e grire imet dhe lereni deri sa te skuqen, shtoni salcen dhe kripen, pasi ta trazoni 2-3 here shtoni bamjet lerini te skuqen per 5 min pastaj hidhni ujin dhe mbylleni kapakun e lereni per 25min nga momenti kur te filloj te zjeje ne flake mesatare.

TORTE (Receta nga Leonora Pane )


2 shtresa pandispanje, (baza e tortes) 
pana, 
luleshtrydhe, 
rum dhe brume sheqeri (pasta di zucchero) per dekorimin e tortes, 

Pergatisni panen dhe nje pjese ndajeni ne nje tase dhe ngjyroseni me boje ne embelsirash, merni nje pjatance dhe vendosni nje shtrese te pandispanjes, lageni pak me rum dhe hidhini nje shtrese pana te pa mgjyrosur, merni luleshtrydhet, grijini ne copa te vogla dhe hidhjani siper panes, pastaj vini shtresen tjeter te pandispanjes dhe lageni prap me rum, merni brumin e sheqerit, nje pjese hapeni sa siperfaqja e siperme e tortes, dhe pjesen tjeter ngjyroseni me ngjyra embelsire sipas deshires ose si ne foto, une kam perdorur ngjyren jeshile dhe roze, dekorimin mund ta beni ne menyra te tjera ose si ne foto, merni nje qese guzhine dhe hidhni panen qe ngjyroset dhe dekoroni torten rreth e qarke.

Saturday, April 26, 2014

"Vesharapi " Receta per embelsire te shpejte dhe të shijshme (Derguar nga Engjellushe Tusha)




Ne e quajm vesharapi ,ndoshta ju e dini me emer tjeter .
Perbersit :
3 filxhan kafeje mjell.
3 filxhan kafeje qumesht pluhr.
3 kokrra vez.
Nje lulg te vogel kafeje me sod.

Per sherbetin,
1 kg sheqer dy uj,e vem te zjej para se te zem brumin.

Marim nje tas qelqi hedhim bashk mjellin ,qumesh pluhur, soden dhe vezet, i perzjejme deri sa te behet brumi, lyejm duart me vaj se brumi eshte shume ngjites, marim nga pak brum (masa pak me shume se nje tap bidoni) e rrumbullakosim pak dhe e vendosim ne tepsi me radhe duke lene hapesire nga njera tjetra. Pasi e mbarojme brumin i fusim ne furre me temperature 150 grad, i leme deri sa te piqen, te marin ngjyre kafe te pjekur. Nderkohe sherbeti eshte duke ziere, i nxjerrim vesharapet ( disa i thon dhe pufka) nga furra dhe i hedhim direk ne sherbetin qe vazhdon te zjej, i zjeme per 5 min pastaj fikim soben, u veme nje pjate mbi të ne menyre qe të rrine te gjitha ne sherbet, para se ti hame i vendosim ne frigorifer pasi te ftohta jane me te shijshme. Ju befte mire 

Friday, April 25, 2014

Embelsire me sherbet (Receta nga Ervina Saliu)





Per kekun duhen:
3-veze,
100 gr sheqer,
140 miell,
1-luge te vogel baking powder,
1-luge kanelle,
125 gr gjalp i shkrire,
200 gr arra te bera pluhur.

Per sherbetin duhen:
250 gr sheqer,
200ml uje,
1 shkop kanelle.

Per kremin duhen:
500 gr krem djathi,250 pana,50 gr sheqer pluhur.

Rrahim ne mikser sheqerin me vezet gjer sa te behen nje krem i bardhe.Ne nje tas perziejme miellin me pluhurin pjekes dhe kanelen dhe i hedhim te masa e vezeve, i perziejme me nje shpatull me levizje te lehte me pas shtojme gjalpin e shkrire dhe arrat, i perziejme pak dhe e hedhim ne forme te lyer me yndyre dhe te sperkatur me miell. E pjekim ne furre te parangrohur ne 170 gr per 30 me 35 min.

Vejme perberesit e sherbetit ne tenxhere dhe i leme te ziejne per 7-8 min nga momenti qe mer vale. E sherbetosim me embelsire te ngrohte dhe sherbet te vaket. E leme te ftohet me pas pergatisim kremin.

Hedhim ne tas te mikserit kremin e djathit dhe sheqerin pluhur i punojme duke shtuar pak nga pak panen gjer sa te trashet mire. E heqim e hedhim siper embelsires e fusim per 2-4 ore ne figorifer dhe eshte gati per tu servirur.Ju befte mire 

E falenderoj Ervinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Thursday, April 24, 2014

Torta margerita (Receta nga Silvana Belishaku)





Perberesit:
4 veze ,
1 gote e gjysem sheqer ,
2 gota e gjysem miell + gjysem gote niseshte ,
gjysem gote qumesht + gjysem gote vaj misri ,
1 pako pluhur per embelsira ,
pak kripe ,
50 ml pije pjepri ose rrum ,
300 gr recel luleshtrylle ose sipas deshires ,

Pergatitja:
Rrahim vezet me sheqerin , shtojme ,qumeshtin , pijen dhe vajin , pak kripe , i perziejme mire , me pas hedhim miellin , niseshtene dhe pluhurin per embelsira , i rrahim mire , hedhim masen ne tepsi te shtruar me leter kuzhine , e pjekim per 45 minuta ne 180 ° , e leme te ftohet , largojme letren , e veme torten ne pjate embelsirash , e ndajme ne dy pjese , hedhim recelin , veme pjesen tjeter , e zbukurojme me sheqer pluhur ,sipas deshires. Ju befte mire 

E falenderoj Silvanen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Wednesday, April 23, 2014

Embelsira me peta sfoliat (Receta nga Yllka Papa)



Nje pako me peta sfoliat,
100 gr cream chesse, (krem djathi)
100 gr gjalpe pa kripe,
6 cokollata ferrero roche,

Per zbukurim: 
cokollate,
sheqer pluhur dhe lekure limoni te prere shume holle. 

Pergatitja: 
Petat sfoliat i presim ne katrore dhe i pjekim ne temp. 200 grade per 10-15 min, mbasi jane pjekur i leme te ftohen. Nderkohe marrim cream chesse, gjalpe, 1 filxhan caji me sheqer pluhur dhe i perziejme me mixer, cokollatat i shtypim dhe ia shtojme perzierjes. Vendosim kremin ndermjet petave dhe ne fund i hedhim sheqerin pluhur, cokollaten e prere holle dhe lekuren e limonit. Behen shume shpejt dhe jane shume te shijshme.

Lëng I freskët frutash (smoothie) (Receta nga Brikena Metaj)



5 – 6 luleshtrydhe 1 banane 3 kuba akull ½ gotë kos ½ gotë qumësht
I hedhim të gjithë përbërësit në blender dhe gati për t’u shijuar në çdo moment. Një pije e shëndetshme dhe shumë e shijshme.

Tuesday, April 22, 2014

Tavë me spinaq e vezë (Receta e derguar nga Brikena Metaj)


Përbërësit 1 g spinaq 6 kokrra vezë 1 qepë 100 ml qumësht 2 lugë parmixhano të grirë Vaj, kripë, piper
Skuqim lehtë në tigan qepën, shtojmë spinaqin e grirë dhe e kaurdisim lehtë sa të bie pak, por gjethja të mbetet jeshile. E heqim tiganin nga zjarri. Thërrmojmë djath të bardhe dhe e përziejmë me spinaqin. Shtojmë pak kripë e piper. Kthejmë përzierjen në tavë. Në një enë tjetër rrahim dy vezë me qumështin dhe mbulojmë spinaqin. Mbi të hedhim kokrrat e vezëve (1 për person, në rastin tim 4 kokrra). Mbulojmë sipërfaqen e tavës (spinaqin jo vezët) me kaçkavall të grirë. Pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë, Ju bëftë mirë!

Majonezë shtëpie (Receta e derguar nga Brikena Metaj)



250 ml vaj luledielli 1 vezë 2 lugë lëng limoni Kripë Mixer
Hedhim në një gotë të thellë vezën, vajin, lëngun e limonit dhe kripën. Vendosim mixerin dhe pasi e ndezim e mbajmë pa lëvizur për 10 sekonda. Dhe ja ku është gati, e shijshme, tunduese, e freskët….dhe plot kalori. Gati për çdo përdorim. Ju bëftë mirë!

Oriz (Risotto) me kungull, karrota dhe curry (Receta nga Silvana Belishaku)


Perberesit per 4 persona:
2 gota oriz ,
2 karrota ,
2 kunguj ,
1/2 e qepes ,
4 lug gjelle vaj ulliri ,
1 kub supe ,
pak piper dhe erez qe quhet curry ,

Pergatitja:
Grijme ne rende karoten dhe kungullin gjysmen e qepes dhe i skuqim me vaj ulliri, me pas hedhim orizin e shuajm me gjysem gote vere te bardhe pasi te shtere vera hedhim pak piper dhe curry, kubin e supes e hedhim ne tenxhere me 1 lit uj dhe e vem te zieje, kur te mar vale e hedhim nga pak ne enen me orizin deri sa te ket ziere orizi ne fund e shohim nese ka nevoj per krip hedhim 50 gr djath te grire, e perziejme sa te behet kremoz dhe e servirim. Ju befte mire :)

Tiramisu me luleshtrudhe (Receta nga Silvana Belishaku)



Perberesit:
500 ml pana ,
200 gr maskarpone ,
500 gr luleshtrydhe,
1 te verdhe veze ,
3 luge sheqer ,
1 pako biskota pavezini ,
200 ml qumesht ,
pije alchermes ,

Pergatitja:
Rrahim me mixser panen ,me pas te verdhen e vezes me sheqerin,hedhim maskaronen i rrahim sa te behen krem ,me pas i perziejme me panen ,marim biskotat i njomim pak ne qumesht i shtrojm ne kupa ,hedhim pak pije alkermes ,hedhim pana ,luleshtrydhe te prera ne fleta ,bejme shtresen tjeter si me pare ,ne fund e zbukurojme siper me luleshtrydhe dhe gjethe menti ,i leme te ftohen ne frigorifer dhe jan gati per servirje. 

Ju befte mire 

Buke e embel (Receta nga Ervina Saliu)



Duhen:
1-gote qumesht,
3-luge gjelle gjalp,
200 gr sheqer,
2-veze,
8 gr maja,
1-filxhan uje dhe rreth 
1-kg miell.

Ngrohim qumshtin ku kemi hedhur brenda gjalpin dhe sheqerin dhe i lejme sa te shkrihet sheqeri,me pas i hedhim ne nje tas te madh,ngrohim ujin dhe shkrijme ne te majane me pas e hedhim te qumshti,shtojme vezet dhe e rrahim mire,me pas shtojme miellin pak nga pak duke e punur,brumi duhet te jete shum i bute,.E mbulojme dhe e lejme te dyfishohet,me pas e marim e ndajme ne 3 pojese dhe cdo pjese e hapim ne gershet ose sipas deshires.E lejme serisht te dyfishohet perreth 30 min ,me pas ne nje tas rraghim te kuqen e nje veze me 2 luge qumseht dhe i lyejme mire nga lart,me pas i pjekim ne furre te parangrohur ne 200 gr per 15-20 min

Sunday, April 20, 2014

Torte tri-kateshe (Receta nga Deshira Hadaj)



Materiali i nevojshem: 
- 5 luge miell
- 4 luge sheqer
- 3 veze
- 2 luge vaj 
- 1 luge uthull
- 1 luge te vogel pluhur per ardhje brumi
- pake krype 
- krem te bardh
- cokolate te grire
- mandarina
- qershia

Pregaditja:
Pluhur per ardhje brumi perzihet me mill. Miksojme te verdhat e vezeve me sheqer deri sa te behet shkume, pastaj i qitni vaj dhe uthull. Te bardhat e vezve duhet me tund me krype. Bashkoni kete.
Qitni brumin ne nje form te lyme me margarin dhe futini ne furre ne 175°C per 12-15 Min.

Torta:
Kati pare shtrohet dhe lyhet me krem (straciatella). Mbuloni kete kat me qershia dhe mandarina sipas deshires se juaj.
Kati dyte i tortes lyhet me mbetjen e cremit, pastaj i shtohet kati i tret dhe qe te tria duhet lyjer me krem te bardh dhe siper kremit qiten copza te qokolades sipas deshires se juaj rreth tortes.
Dhe se si dekorohet shikoni ne foto, per shije ma te mire e lihni torten per nje koh te shkurt ne frigorifer.

Ju beft mire 

PATATE TE MBUSHURA : (Receta nga Leonora Pane)



4 patate te medha, 
200g ton (lloj peshku), 
nje domate mesatare, 
nje qepe e vogel,
vaj ulliri,
2 luge me buke te grire,
majdanoz,
piper i zi dhe kripe.

Pergatitja:
Pasi ti keni lare patatet vereni te zjejne ne nje tenxhere me uje dhe krip per 10min pa i hequr lekuren, merni nje tas dhe hidhni peshkun TON, domaten te grire ne copa te vogla pasi ta keni qeruar, qepen e grire imet, majdanozin te grire, piperin dhe kripen dhe perzjeini mire, pasi te kene zjere patatet prihen ne mes per se gjati dhe me nje luge hiqni nje pjese ne mes te patates dhe verini ne nje tepsi me leter furre, hidhini pak krip nje cdo patate dhe mbushini me tonon, domaten dhe qepen me erzat qe pergatitet me pare, pasi ti keni mbushur te gjitha patatet hidhini siper buken e grire dhe pak vaj ulliri dhe futini ne furre ne 200° per 40min.

E falenderoj Leonoren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Saturday, April 19, 2014

Byrek fshati me kërpudha e bizele (Receta e derguar nga Brikena Metaj)



6 vezë
270 ml qumësht
150 ml vaj ulliri
400 gr miell
maja buke
500 gr kërpudha
200 gr proshutë ose salçiçe
150 gr parmixhano, djath I bardhë
100 ml verë të bardhë
Kripë
Piper
Vaj luledielli

Në një tigan me vaj luledielli hedhim një thelb hudhër dhe shtojmë kërpudhat. I kaurdisim në zjarr të fortë për disa minuta. Shuajmë me verë dhe pasi vera avullon hedhim pak kripë, pak ujë herë pas here derisa kërpudhat të jenë gati (rreth 15 minuta).

Rrahim bashkë vezët, qumështin, vajin e ullirit. Shtojmë miellin me majanë dhe përziejmë mirë.

Në këtë përzierje shtojmë kërpudhat e ftohura, proshutën në copa të vogla, djathin e bardhë, parmixhano, bizelet e ziera, kripë e piper dhe përziejmë mirë.

Hedhim përzierjen në nje tepsi të lyer me gjalpë dhe spërkatur me miell.

Pjekim në furrë të parangrohur në 170 gradë për 30-40 minuta. Serviret e ngrohtë ose e ftohtë. Ju bëftë mirë!

E falenderoj Brikenën  Kushdo që ka dëshirë të publikojë recetat e tij/saj në këtë faqe është i/e mirëpritur 

Krepes te mbushura me krem. (Receta nga Ervina Saliu)



Duhen:
1-filxh caj miell,
1-filxh e gjysem qumesht,
2-veze,
2-luge gjalp te shkrire,

Per kremin duhen:
2-filxh qumesht,
4-luge sheqer,
2-te kuqe vezesh,
2-luge niseshte,
lekuren e grire te nje portokalli.

Pergatisim me pare kremin.
Ne nje tenxhere ngohim qumshtin me lekuren e portokallit, heqim qumshtin nga vatra sa te filloj te nxehet mire,me pas e lejme shum pak te ftohet.Ne nje tas perziejme sheqerin me te kuqet e vezeve dhe niseshten sa te behet si krem,me pas e hedhim te qumshti duke e perzier mire,e vejme ne temp te ulet dhe e ziejme gjer sa te trashet duke e perzier vazhdimisht,me pas e heqim e mbulojme dhe fillojme pergatitjen e brumit.

Ne nje tas rrahim vezet,gjalpin dhe qumshtin,me pas shtojme miellin dhe e perizejme mire mos te kete kokrra.Lyejme nje tigan me gjalp dhe hedhim 3-4 luge nga brumin e shperndajme qe te hapet mire dhe kur te marii nje ngjyre te embel nga poshte e kthejme me ndihmen e nje pjate,keshtu veprojme gjer kur te mbaroj brumi.

Me pas i mbushim me kremin dhe servirim me sheqer pluhur. Ju befte mire 

Friday, April 18, 2014

Gjelle turli me patellxhan (Receta nga Silvana Belishaku)


Perberesit: 
3 patellxhane, 
1 spec te kuq, 
1 spec te verdhe, 
1 qepe, 
1 patate,  
400 gr domate te grira ,
300 gr mish ,
1 filxhan kafe vaj ulliri, 
kripe, hudhra ,majdanoz, piper, rigon ,

Pergatitja: 
Lajme perimet, grijme patellxhanin, specat, pataten, i hedhim ne tave, i hedhim pak vaj kripe dhe i pjekim ne furre, me pas grijme qepen, e skuqim pak mishin dhe e presim ne pjese te vogla e skuqim pak hedhim domatet erezat dhe pak majdanoz, krip, me pas i hedhim ne tepsi te gjitha hedhim 2 gota uje dhe i vendosim ne furre per reth 1 ore. Ju befte mire

TORTA ME MENTA E NUTELA (Receta nga Leonora Pane)





3 gota uji me miell,
1 gote me sheqer,
gjysem gote miell arre kokosi, 
nje vazo kos me arre kokosi,
gjysem gote shurup menta,
2 veze,
50g gjalp,
150g nutela,
nje pako maja per embelsira

Per te mbuluar torten:
250g cokollate dhe 100g gjalp.

Ndizni furren 180° merni nje tas dhe hidhni vezet, sheqerin, dhalpin dhe trazojini mire me nje tel guzhine, pastaj shtoni kosin, shurupin e mentes dhe trazojeni prap, me pas shtoni miellin e arre kokosit, majane per embelsira dhe miellin tjeter dhe punoini per disa minuta me telin e guzhines, pastaj hidheni ne nje tave ose nje forme silikoni qe torta te dali ne forme si ne foto te hyer me gjalp dhe futeni te piqet per 45min, pasi te jete ftohur prejeni ne mes qe te dalin 2 shtresa, merni nje shtrese dhe vendoseni ne nje pjatance dhe hidhni nutelen e hapeni ne te gjithe siperfaqen pastaj vini shtresen tjeter, merni nje tenxhere te vogel dhe hidhni gjalpin dhe cokollaten dhe vereni ne flake shume te ulet qe te shkrije pastaj hidheni siper tortes qe te mbulohet e gjithe edhe anesh, pastaj dekorojeni sipas deshires ose si ne foto. Ju befte mire 

E falenderoj Leonoren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Tave perime (Receta e derguar nga Marina)



Per 4 vete
1 kg patate
2 kokrra qepe
5 karrota
1/4 e kokelakres
1 kokerr limon
3 speca 
Dafine,majdanoz,ereza.

I grijme te gjithe perberesit ne tave ne menyre te cregullt dhe te trashe,shtojme erezat dafinen,dhe majdanozin e pagrire. Grijme gjysmen e nje limoni se bashku me lekuren, shtojme kripen,vaj ulliri dhe I vendosim ne nje tave me kapak ne furre per 25 minuta.

Qofte me kungull (Receta nga Silvana Belishaku)



Perberesit:
300 gr mish te grire ,
2 kunguj ,
1 patate ,
100 gr djath te grire ,
100 gr buke te grire ,
1 veze ,
4 thelpi hudher ,
2 luge vaj ulliri ,
1 maj luge sode ,
kripe ,erza ,majdanoz ,

Pergatitja:
Grijme ne rende kungullin dhe pataten, i hedhim ne nje ene te madhe, me pas hedhim mishin, buken dhe te gjithe perberesit e tjere, i perziejme mire, me pas i leme te marinohen per 1 ore, me pas i bejm forma sipas deshires, i skuqim ne vaj te nxehte ose i pjekim ne furre. Ju befte mire

E falenderoj Silvanen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Petulla te mbushura me marmelate. (Receta e derguar nga Ervina Saliu)



Duhen:
1-gote qumesht,
2-luge gjalp te shkrire,
1-luge maja 
4-luge sheqer dhe rreth 500 gr miell.

Pergatitja:
Ngrohim qumshtin (te jete i vaket) shkrijme sheqerin dhe majane brenda, ne nje tas hedhim miellin dhe gjalpin shtojme qumshtin dhe punojme brumin nese nevojitet hedhim pak qumesht akoma gjer sa brumi te behet si i byrekut. E mbulojme dhe e lejme te dyfishohet. Me pas e marim e hapim ne nje pete te trashe dhe me ndihmen e nje gote epresim ne forma. Me pas i skuqim ne vaj te bollshem dhe pasi te jene ftohur pak me ndihmen e nje korne qe bejme dhe zbukurimin e tortave, e mbushim me par me marmelat dhe mbushim ne nje cep petullat, nese nuk ju gjendet kjo ne shtepi mund ta mbushni dhe me nje shiringe ku para keni hequr gjilperen. Ju befte mire 

E falenderoj Ervinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Kulackat e pashkeve (Receta nga Ela Rexhmati)


Perberesit:
1gote vaj,
1gote sheqer,
lekuren e 2 portokajve dhe lengun e tyre, 
1 luge kafe sode, 
2 luge kafe me baking powder,
100gr arra te grire imet ose susam, 
600gr miell.

Ne nje tas hedhim vajin dhe sheqerin, i perzijme me tel kuzhine me pas shtojme lekuren e portokalleve dhe lengun ku i kemi hedhur soden i perzijme mire e mire, shtojme arrat, miellin e perzier me baking powder, i perziejme me dore, bejme nje brume te bute dhe bejme format si te deshirojme vendosim ne tepsi me leter pjekjeje, e pjekim ne furre te parangrohur ne 180grade per 10-15 minuta. Ju befte mire 

Makarona me karkaleca dhe shparguj( asparage)



Perberesit per 4 persona:
250-300 gr makarona me veze
300 gr asparage
1 qepe
2 thelpinj hudhra
10 karkaleca mesatare
kripe, piper
majdanoz
vaj ulliri

Udhezimet:
Pastrojme asparaget dhe i veme te vlojme per 5-7 min. I presim ne copa te vogla. Ujin e leme menjane. Karkalecat kur ti pastrojme 2-3 prej tyre u leme bishtin pasi salca behet me e shijshme. Fergojme me vaj ulliri qepen e grire imet dhe hudhrat. Shtojme karkalecat. Nderkohe veme makaronat per te zier ne ujin e asparageve. Salces i hedhim kripe dhe piper.Pasi kane zier makaronat i bashkojme me salcen . Duhet ta leme pak te ujshme salcen sepse keto lloj makaronash e thithin ujin shpejt. E zbukurojme pjaten sipas deshires me pak majdanoz.
Ju befte mire!

Thursday, April 17, 2014

EMBELSIRA TE MBUSHURA ME RECEL: (Receta e derguar nga Leonora Pane)



Pasta sfoglia dhe recel, merni sfoglen dhe prejeni ne forme te rrumbullaket me nje gote uji ose me forme biskotash, ne mes te cdo rrumbullake te prere hidhni gjysem luge kafe me recel sipas deshires, pastaj mblidhini anet duke formuar nje lule me 5 cepa dhe te 5 cepat preni me gershere nga nje rrip dhe kthejeni nga brenda qe te formohet lulja siper e keshtu me radhe te gjitha dhe vereni ne nje tepsi me leter furre, futini te piqen ne furre ne 200° per 15 min. 

E falenderoj Leonoren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur